Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Të votojmë për kryetarë dhe këshilltarë më të mirë komunash të cilët bashkëpunojnë dhe sjellin zhvillim

Shkup, 13 tetor – LSDM-ja para jush e prezanton ofertën më të mirë kuadrovike dhe programuese e cila në mënyrë të garantuar siguron zhvillim të komunave dhe vendit dhe për të cilin nevojitet mbështetja juaj.

 

Qytetarët kërkojnë rezultate, përparim, jetë më të mirë, zhvillim, porositi lideri i LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaev në një video-fjalim.

LSDM-ja, thekson Zaev, ka përgatitur projekte dhe kandidatë të cilët mund të bëjnë çmos për zhvillim, bashkëpunim, jetë më të mirë – në çdo lagje, çdo fshat, çdo qytet, çdo komunë, në të gjithë atdheun tonë të bukur.

Sipas tij, avancimi dhe zhvillimi i komunave është i mundur dhe i realizueshëm vetëm përmes bashkëpunimit.

Bashkëpunimi mes kryetarit të komunës, anëtarëve të këshillit lokal dhe pushtetit qendror, thwkson në fjalimin e tij Zaev, është vendimtar dhe i nevojshëm për të vazhduar zhvillimin e komunave që kanë vendosur të ecin përpara.

Zhvillimi i komunave seriozisht varet edhe nga këshillat lokalë.

Zaev thekson se vota për kryetarin më të mirë të komunës shkon së bashku me votën për listën më të mire të këshilltar.

Të mos lejojmë, thotë, për interesa partiake ta bllokojnë zhvillimin e komunave.

Prandaj, nënvizoi ai, Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja duhet të jenë pakicë në këshilla. Bllokadat, theksoi Zaev, sërish të jenë humbës.

Votoni për këshilltarë të cilët do të jenë përgjegjës ndaj popullit të tyre, të cilët iniciojnë dhe nuk do të bllokojnë bashkëpunim me pushtetin qendror. Të gjithë së bashku, bëri thirrje Zaev, të themi JO për bllokatorët.

“Të votojmë për zhvillim dhe për LSDM-në e jo për bllokadat e VMRO-DPMNE-së. Të votojmë për Më të mirën, të votojmë për numrin 12 për kandidatët për kryetarë komunash për numrin 12 për listat për këshilltarë”, porositi lideri i LSDM-së dhe kryeministër Zaev përmes video fjalimit.

Related posts

Bekim Sali takoi kryetarin e Yskydarit, ky është premtimi nga komuna turke

D V

Shilegov: Në mandatin e ri, subvencion të qëndrimit në çerdhe dhe ulje të pagesës mujore

D V

Statistika/ BESA me më shumë të rinjë në listat për këshilltarë komunal

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More