Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Të drejtën e dëmshpërblimit material do ta realizojnë edhe të paktën 1100 falimentues

Shkup, 18 korrik – Me ndryshimet e Ligjit për falimentuesit, të drejtën e dëmshpërblimit material do ta realizojnë edhe të paktën 1100 falimentues, njoftoi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk,.

 

Së bashku me vendimet paraprake ligjore, ka shënuar ai, përfshirja e përgjithshme e falimentuesve që e kanë realizuar ose do ta realizojnë të drejtën e kompensimit në vlerë prej 9.242 denarëve deri në pensionimin e tyre është afër 13.000 persona.

“Dispozita e Qeverisë për zbatimin e politikave sociale të orientuara ndaj të gjithë qytetarëve tanë nga kategoritë e cenueshme, siç janë falimentuesit, pensionistët dhe të papunët, vazhdon edhe në periudhën e ardhshme”, njoftoi Zaev në Fejsbuk.

Related posts

QMK: Shtatë zjarre të lokalizuara dhe të shuara

Redaksia

Bekteshi siguron qytetarët: Energjia nuk do të shtrenjtohet as 10 as 30 për qind

I Z

Blinken shprehu ngushëllime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More