Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Talat Xhaferi shkeli Kushtetutën kur u drejtua në gjuhë shqipe në PE

Shkup, 10 korrik – Kryeministri Zoran Zaev tha se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka shkelur Kushtetutën kur është drejtuar në gjuhën shqipe në Parlamentin Evropian.

 

“Talat Xhaferit është në kundërshtim me Kushtetutën që është drejtuar në shqip në PE. Ka pasur tre sesione, te njëra ka folur në gjuhën shqipe, pikërisht duke u provokuar nga bullgarët në ato sesione për gjuhën maqedonase”, tha Zaev.

Zaev tha se nuk do të kërkojë përgjegjësi nga kreu i Kuvendit, por për këtë Xhaferi duhet të sqarohet.

Për këtë çështje, ndryshe mendon kryetari Xhaferi i cili thotë se ai ka shfrytëzuar të drejtën e tij natyrore për t’u drejtuar në gjuhë amtare dhe se nuk ka shkelur Kushtetutën kur është drejtuar në gjuhën shqipen në Parlamentin Evropian.

Related posts

Zaev pret zgjidhje të kontestit nëse formohet qeveri në Bullgari

Z H

Gostivar / Një person i moshës rreth 70 vjeçare është gjetur i vdekur në banesë

Redaksia

Zjarri në Galiçicë zbriti në 1.600 metra lartësi mbidetare, në shuarje janë përfshirë helikopterë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More