Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Shumica do të rritet në 66 deputetë, zgjedhjet parlamentare në vitin 2024

Shkup, 6 dhjetor – Kryeministri Zoran Zaev parlajmëron se shumica e zgjeruar me Alternativën në 64 deputetë, së shpejti mund të rritet edhe më tepër. Zaev është i mendimit se kjo tregon që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, por se ao do të mbahen në terminin e rregullt në vitin 2024.

“Shumica parlamentare është më e madhe se para zgjedhjeve dhe kjo është garanci për stabilitet. Gjithsesi se kjo varet edhe nga politikat e suksesshme.

Por jam i bindur se me së paku 64 deputetë, kemi garancinë më të fuqishme për shuicë stabile parlamentare, por besoj se kjo shumicë mund edhe të rritet. Për momentin jemi shumicë me 64 deputetë të konfirmuar, besoj se potenciali mund të shkojë në 66 deputetë. Megjithatë për atë çështje do të vendosin deputetët. Kjo katërshe e deputetëve në partinë Alterntiva është etabluar tashmë në konstelacionin tonë politik. Kështu që zgjedhje do të ketë në vitin 2024. Gjithsesi me rezultate të mir, me progres ekonomik”, deklaroi Zaev, transmetn Zhurnal.

Sipas Zaev, me këtë do të krijohet shumicë e cila mund të vazhdojë përpjekjt për gjetjen e zgjidhjes me Bullgarinë dhe fillim të negociatave me Bashkimin Evropian. Ai është optimist se kjo mund të ndodhë mes 14 dhjetorit dhe 15 janarit, para se të fillojë fushata parazgjedhore në Francë.

“Duke pasur parasysh se më 15 janar Franca si vend kryesues me BE-në futet në fushatë parazgjedhore, presim që mes 14 dhjetorit dhe 15 janart të bëjmë hap përpara në çëstjen me Bullgarinë dhe t’i fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian”, tha Zaev, duk shtuar se ky do të jetë prioritet kryesor.

Related posts

Kosova U21 mposhtet në udhëtim nga Anglia U21

Redaksia

LSDM: Në shtator pensioni do të rritet për 1200 denarë

Xh M

Operohet me sukses futbollisti i Ballkanit, kishte këputur ligamentin e gjurit në miqësore

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More