Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev – Shmid: Kryesimi i Maqedonisë me OSBE-në, njohje e politikave për bashkëpunim

Shkup, 22 tetor – Kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023 është njohje e politikave të bashkëpunimit dhe dialogut, u theksua në takimin e kryeministrit Zoran Zaev me sekretaren e përgjithshme të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ,Helga Shmid, cila sot dhe nesër qëndron për vizitë në vendin tonë.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, në takimin në të cilin mori pjesë edhe shefi i Misionit të OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Klemens Koja, u konfirmua përcaktimi i fuqishëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, funksionimin e shtetit të së drejtës dhe përkushtimin në vazhdimin e proceseve reformuese, sundimin e së drejtës, përmirësimin e kapaciteteve në sistemin e gjyqësorit, përforcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin dhe njëkohësisht stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

Bashkëbiseduesit, siç u theksua në kumtesë, u pajtuan se vazhdon përkushtimi për intensifikimin e bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe OSBE-së, si dhe ndihma të cilën vendi e merr në realizimin e proceseve reformuese dhe në drejtim të vazhdimit të proceseve demokratike dhe realizimin e qëllimeve strategjike të vendit, siç është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian dhe nxitje e zhvillimit evropian.

Në takim u diskutua edhe për proceset përgatitore për kryesimin të ardhshëm të vendit tonë me OSBE-së në vitin 2023, me ç’rast u nënvizua se kjo është njohje për vendin tonë.

U theksua se multilateralizmi është një platformë e shkëlqyer ku vendet e vogla mund të tregojnë kapacitetet e tyre dhe të luajnë një rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.

Në takim u përshëndet kontributi i Misionit të OSBE-së në Shkup, i cili jep mbështetje dhe ndihmon në vitet e fundit të zbatohen proceset reformuese.

U bë e ditur se vazhdon mbështetja ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën demokratike, në drejtim të riafirmimit të përkushtimit dhe mbështetjen për përfundimin e reformave të filluara me sukses, të rëndësishme për zhvillimin e shtetit dhe ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit.

Related posts

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

Redaksia

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

D V

Vrasja e mjekut në Shkup, caktohet masa e arrestit shtëpiak për dy persona

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy