Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Rreth 40 mijë studentë do të marrin subvencion për ushqim të paguar

Shkup, 8 korrik 2021 – Kryeministri Zoran Zaev në “Facebook” shkroi se investimi në kushte më të mira për studentët konsiderohet si investim kapital në të ardhmen e shtetit. Ai theksoi se 40 mijë studentët nga tetori do të marrin subvencione për ushqim të paguart.

 

Zaev theksoi se mbështetja financiare është 2.400 denarë në muaj, ndërsa mjetet do të sigurohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Mjetet do të paguhet në mënyrë të drejtpërdrejtë në xhirollogarinë e studentëve të cilët i përmbushin kushtet, ndërsa përveç objekteve hotelerike, kartelat do të mund të përdoren edhe në markete”, shkruan Zaev.

Këtë masë, shton kryeministri Zaev, do të mund ta shfrytëzojnë studentët e rregullt nga universitetet shtetërore dhe private.

Related posts

Analizë/ A po shkon LSDM në “FERR” ! Rrugë të pakthyer

N E

Mickoski: Shkupin e presin kohëra më të mira, e ardhmja e re është ëndrra jonë

Redaksia

Konferencë përfundimtare e grupit për integrim ushtarak të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More