Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev – Riker: Hapja e negociatave të pranimit mbetet përparësi, çështjet dypalëshe nuk kanë vend në tryezën e negociatave

Ohër, 2 korrik – Hapja e bisedimeve të anëtarësimit për anëtarësimin në BE mbetet përparësia jonë më e lartë strategjike, çështjet dypalëshe nuk kanë vend në tryezën e negociatave, qëndrim për të cilin pa dyshim janë dakorduar kryeministri Zoran Zaev dhe ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së, Filip Riker.

Në konferencën e përbashkët për shtyp sot në Ohër në kuadër të “Dialogut të Prespës për bashkëpunim”, Zaev përsëriti se Maqedonia e Veriut nuk do të heqë dorë nga gjetja e një zgjidhjeje të pranueshme nga të dy vendet me Republikën e Bullgarisë bazuar në vlerat dhe standardet Evropiane.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë me vullnet të mirë në zbatimin e Marrëveshjes së miqësisë dhe fqinjësisë së mirë në të gjitha fushat me interes të përbashkët, përfshirë edhe Komisionin për çështje historike, por ka disa çështje për të cilat nuk mund të negociohet. Brukseli duhet të përballet sinqerisht me situatën në të cilën vendoset angazhimi strategjik për zgjerimin e mëtejshëm të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të jetë në gjendje të shpallë atë zgjidhje deri në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbahet këtë vjeshtë”, tha Zaev.

Kryeministri iu referua edhe paralajmërimit për intensifikimin e, siç tha, marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe politike, ekonomike dhe kulturore me SHBA-në, duke theksuar se ekziston një potencial i madh për investime të kompanive amerikane në Maqedoninë e Veriut.

“Këtë e konfirmojnë madje dhjetët kompanitë merikane që kanë investuar disa qindra milionë dollarë në zhvillimin e kapaciteteve të tyre në TIDZ në vendin tonë”, shtoi Zaev.

Sipas tij, në vitin e parë të anëtarësimit në NATO, vendi dëshmoi se është një anëtar aktiv i Aleancës dhe i ndan vlerat e përbashkëta të të gjithë aleatëve.

Ndihmës sekretari shtetëror Riker vuri në dukje se, siç tha, diplomacia e guximshme që Maqedonia e Veriut arriti me Marrëveshjen e Prespës e kombinuar me angazhimin për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë ndihmoi në formësimin e trajektores së rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së dhe NATO, e cila është e rëndësishme për ju dhe ne.

Administrata e Bajdenit, tha ai, është e përqendruar në ringjalljen e të gjithë rajonit dhe ngritjen e nivelit të tranzicionit në marrëdhëniet transatlantike.

“Vizioni i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor është konstant për disa dekada. Ideja është që të arrihet një rajon me marrëdhënie paqësore brenda dhe me fqinjët e tij dhe plotësisht i integruar në rrjetin Euro-Atlantik. Fakt është se Maqedonia e Veriut është Evropë. Ky është një vend evropian, unë kur fluturoj këtu është në Evropë. Kjo është e rrënjosur jo vetëm në historinë tuaj, por edhe në gjeografinë tuaj,” theksoi Riker.

Procesi i pranimit në BE, tha ai, do të ndihmojë në hedhjen e bazave për kohë më më prosporitet dhe paqësore të bazuara në vlerat themelore dhe parimet demokratike. SHBA-ja, theksoi ai, i mbështet vendet anëtare të Unionitpër ta mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe për t’i përmbushur zotimet dhe premtimet e tyre pa vonesë.

Related posts

UNICEF dhe FIZHT në mbështetje të sipërmarrësisë sociale te të rinjtë

Xh M

25 vite pa Fehmiun e Xhevën/ Ahmeti: Një çerek shekulli mall e një jetë e tërë për të qenë krenar që i kisha vëlla e motër

Xh M

Bërnabiq: Vizioni i Ballkanit të Hapur është vizion i Serbisë

I Z
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!