Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev porositë Kovaçevskin: Të veprosh me përkushtim dhe përgjegjësi për të gjithë qytetarët

Shkup, 13 dhjetor – Pas përzgjedhjes së mbrëmshme të Dimitar Kovaçevskit si kryetar i ri i LSDM-së, erdhi edhe urimi nga kryetari i deritanishëm i kësaj partie, Zoran Zaev.

 

Zaev e uroi përzgjedhjen e tij si kryetar të ri të LSDM-së, në zgjedhje demokratike brendapartiake.

Zaev nga Kovaçevski pret përkushtim, përgjegjësi, qasje të hapur dhe veprim progresiv politik, në interes të qytetarëve të RMV-së, dhe në interes të familjes social demokrate.

“LSDM votoi në mënyrë dinjitoze dhe evropiane, për të ardhme stabile të Maqedonisë.

Pres përkushtim, përgjegjësi, qasje të hapur dhe veprim progresiv politik, në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe në interes të familjes socialdemokrate. Të rrojë LSDM”, ka shkruar Zaev.//Zhurnal.mk

Related posts

OEMVP në prag të zgjedhjeve në takime me përfaqësues të partive politike

D V

Osmani kërkon mbështetje nga Gjermania për zgjidhje me Bullgarinë dhe fillim të negociatave me BE-në

D V

Angellovska: Përfshirja e grave në segmentet shoqërore sjellë përfitime të shumta ekonomike

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More