Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Nga Alternativa pres mbështetje edhe në Shkup

Shkup, 28 tetor – Lideri I LSDM-së dhe Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se koalicioni është I fuqishëm dhe stabil dhe të gjithë partitë politike kanë treguar interes të mbeten në koalicion dhe ndihmojnë nëpër shtabet, për shkak se të gjithë bashkë janë për BE dhe NATO.

 

“Pres që me të gjithë partnerët e koalicionit të mbështetemi ashtu sic jemi dakorduar. Në Shkup presim mbështetje edhe nga BESA, BDI-ja dhe PDSH-ja, ashtu edhe në Kumanovë, ku pres mbështetje edhe nga Alternativa. Nga Alternativa pres mbështetje edhe në Shkup, për shkak se kemi të ardhme të përbashkët. Ata janë të nënçmuar nga partneri i tyre I koalicionit, por janë të nënçmuar edhe nga koalicioni me VMRO-DPMNE-në. Asgjë nuk fituan me këtë, kurse filozofia e tyre është në progresivitetin” – ka thënë Kryeministri Zaev.

Zaevi, në Klan Debat, ka paralajmëruar rritje të shumicës parlamentare duke theksuar se e ardhmja me Alternativën është e përbashkët.

“Pres rritje të shumicës, për shkak se patëm dy vite e gjysmë pa zgjedhje dhe një shumicë më e madhe është e mirëseardhur” – paralajmëroi lideri socialdemokrat, Zoran Zaev.

Sipas tij për shkak të nevojës për një parlament operativ dhe efikas në shumicë do të kalojnë edhe parti opozitare tek të cilët ekziston interesi.

Related posts

Zejd Rexhepi: Me Kastriotin kam komunikuar para 4 viteve, shumë keq që sot nuk bie BDI-ja

Z H

Këshilli penal i Gjykatës themelore Gostivar e hoqi paraburgimin 30 ditor të Zoran Milevski – Kiçeec

D V

Mbështetje madhështore për Arben Taravarin në Banjicë të Epërme dhe Banjicë të Poshtme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More