Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Në Tetovë LSDM do të mbështesë LSDM-në! Me shumë gjasa zgjedhje më 31 tetor, reagon DPMNE: Shkelet Kushtetuta

Shkup, 20 korrik – Gjatë kësaj jave, Kryeministri Zoran Zaev do të ketë takim me partnerin e tij të koalicionit, Ali Ahmetin, me çka do të konfirmohet dalja e përbashkët e LSDM dhe BDI në zgjedhjet lokale. Ai tashmë ka biseduar me liderin e Besë, Billall Kasamin dhe liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin. Thekson se pjesa më e madhe e mbështetjes do të jetë që në rrethin e parë. Pyetjes se kë do të mbështes LSDM në Tetovë, Besën apo BDI-në, ai tha se do të dalin me kandidat të tyre.

 

“LSDM do ta mbështes LSDM-në. Atje kemi tre partnerë koalicioni të cilët me siguri do të dalin me kandidatë të tyre. Udhëheqësia jonë komunale thotë se edhe ne duhet të dalim. A do të dalim edhe ne me kandidat apo jo, nuk mund të zgjedhim ndonjërin prej partnerëve të koalicionit, është e logjikshme që ta dalim me kandidat tonë, secili të shkojë me kandidat të vetin në ambiente të tilla që në rrethin e dytë kur të mbetet një parti opozitare dhe njëra nga partitë tona në pushtet, normalisht dhe është e logjikshme që do të mbështesim partitë në pushtet për shkak se kemi koalicion qendror”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Zaev njoftoi se data e zgjedhjeve me shumë gjasa do të jetë 31 tetori dhe tha se po përgatitet zgjidhje ligjore për zgjatjen e mandatit të kryetarëve të komunave.

“Kemi arsye për prolongim të zgjedhjeve, që sigurisht është regjistrimi i popullsisë që zbatohet në shtator. Nuk duam që fushata të përputhet me Regjistrimin e popullsisë dhe sigurisht arsye për prolongim është edhe pandemia. Andaj nëse nuk ndryshohet kjo, me ligj zgjedhjet duhet të jenë deri më datë 17 dhe në fakt kemi përputhje të fushatës dhe regjistrimit. Propozimin është nga partitë, do të prononcohet të gjithë, por në përgjithësi është 31 tetori nëse ato pajtohen”, shtoi Zaev.

Me reagim ekspres doli VMRO-DPMNE-ja, Zaev pa marrëveshje përmendi datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Kushtetuta është mbi të gjithë edhe në këtë shtet. Zaev duhet të ndalojë me shkeljen e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë e cila qartë konfirmon se mandati i kryetarëve të komunës skadon para datës që Zaev e ofroi si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Përkatësisht në përputhje me Kushtetutën, zgjedhjet lokale duhet të mbahen deri në mes të tetorit. Nëse argument i tij është Regjistrimi i popullsisë, atëherë Zaev mund ta prolongojë Regjistrimin për në muajin nëntor dhe me këtë do të respektohet Kushtetuta”, theksoi Marija Miteva – zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Edhe nga Aleanca për Shqiptarët thonë se në përputhje me Kushtetutën, zgjedhjet duhet të mbahen më terminin e rregullt.

Related posts

Filipçe: Komisioni për sëmundje ngjitëse nesër do të shqyrtojë restriksione të reja për të pavaksinuarit

D V

Ekspertët bullgarë sqarojnë: Shenja ka qenë e vendosur gabimisht në rrugë! (Foto)

I Z

Takim i ministrit Spasovski me përfaqësuesen e UNHCR-së, Sandri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More