Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev në FB: Fokusi është drejtuar ndaj rritjes ekonomike dhe përmirësimit të standardit të jetesës

Shkup, 18 dhjetor – Në linjën e FMN-së, edhe Qeveria lidhur me lëvizjet ekonomike për vitin e ardhshëm pret punësimi gradualisht të rimëkëmbet, derisa rritja e lartë e pagave, rritja e remitencave  dhe shfrytëzimi i një pjese të kursimeve të kumuluara të ndikojnë mbi rritjen e të ardhurave të disponueshme. Fokusi është drejtuar ndaj rritjes ekonomike në shtet dhe përmirësimit të standardit të jetesës, ka shkruar kryeministri Zoran Zaevi në Fejsbuk.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e fundit i përshëndeti masat dhe politikat e Qeverisë të cilat ndihmuan të ruhet punësimi dhe të zbutet ndikimi i pandemisë mbi ekonominë”, thotë Zaevi, duke i renditur pikat thelbësore nga deklarata e FMN-së.

Thekson se Qeveria në konsultim me të gjitha faktorët relevantë në shtet ka miratuar masa për qytetarët dhe ekonominë me qëllim që të ruhet likuiditeti dhe të ruhen vendet e punës.

Related posts

Mickoski kërcënon deputetët: Do të humbni imunitetin, do largohet policia do mbeteni ju dhe populli

Xh M

Pas heqjes së roamingut në Ballkan, pritet reduktimi i tarifave me vendet e BE-së

Xh M

Liria – Vushtrria, kompatinë e basteve favorizojnë këtë skuadër

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More