Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Miratuam një vendim që do ta ulë korrupsionin

Shkup, 22 gusht – Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar për marrjen e një vendimi që sipas tij do të ndikojë për uljen e korrupsionit në andimistratën publike. Ai ka shpjeguar se në seancën e 99-të të Qeverisë, është miratuar Projektligji për Ndryshimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, i cili zvogëlon numrin e anëtarëve në bordet drejtuese dhe mbikëqyrëse, si një nga masat e Planit Kundër Korrupsionit.

“Me zgjidhjen ligjore të propozuar, numri i anëtarëve të bordeve drejtuese zvogëlohet në 7 anëtarë në ndërmarrjet publike të themeluara nga Qeveria, Qyteti i Shkupit dhe komunat me më shumë se 50,000 banorë, si dhe bordet drejtuese të ndërndërmarrjve publike komunale dhe bordet drejtuese të ndërmarrjeve publike të themeluara nga një komunë me 50,000 banorë, zvogëlohet në 5 anëtarë. Numri i anëtarëve të bordeve mbikëqyrëse zvogëlohet në tre anëtarë”, thotë Zaev

Zaev ka njoftuar se ndryshimet rregullojnë procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse dhe masën e shpërblimit dhe vendosin transparencë të plotë në procedurën e zgjedhjes së anëtarëve, si dhe procedurën e meritës në përzgjedhjen dhe emërimin.

Sipas zgjidhjes ligjore, për herë të parë bëhet obligim ligjor publikimi i një thirrje publike për anëtarët e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve publike në uebfaqet e Qeverisë, gjegjësisht komunave ose Qytetit të Shkupit dhe në faqen e internetit të ndërmarrjeve publike për tre muaj para skadimit të afatit të përbërjes aktuale.

Related posts

Propozimi i Mickoskit/ Taravari: Po fokusohemi për zgjedhjet në 8 maj

Xh M

Shala i PDK: Le të ndërtohet tuneli Prizren – Tetovë

Xh M

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky