Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Maqedonia e Veriut si kandidat për anëtarësim në BE i promovon vlerat evropiane

Shkup, 17 nëntor – Në vitin kur shënojmë 30 vjet shtet të pavarur, Republika e Maqedonisë së Veriut, si partner i barabartë në aleancën më të fuqishme të sigurt dhe politik – NATO i ndan vlerat e Aleancës, ndërsa si kandidat për anëtarësim në BE i pranoi dhe i promovon vlerat evropiane si rezultat i vullnetit të lirë të shprehur të popullit dhe përmes institucioneve politike, postoi në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Zoran Zaev.

Në linjën kohore të zhvillimit të shtetësisë tonë, dita e sotme, 17 nëntor, është regjistruar si ditë kur në vitin 1991, në Kuvendin e Republikës Socialiste të Maqedonisë u miratua Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, e para pas shpalljes së sovranitetit dhe pavarësisë më 8 shtator, pasi paraprakisht u miratua draft-amendamenti për fshirjen e atributit “Socialiste” para emrit të shtetit.

Historia ende shënoi se deputetët nga mandati i parë i Kuvendit plural nga viti 1991 deri në vitin 1994 e dhanë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në procesin e ndërtimit të demokracisë parlamentare maqedonase dhe në krijimin dhe sjelljen e akteve të nevojshme shtetformuese dhe dokumente me të cilat qartë është shënuar rruga për ndërtimin e shtetit të pavarur. Në mandatin e deputetëve nga përbërja e parë e deputetëve u shpall referendum për pavarësi, u miratua kushtetuta e parë e Republikës së pavarur të Maqedonisë dhe u konfirmuan himni dhe flamuri shtetëror si shënime themelore të shtetit të pavarur dhe sovran të Maqedonisë.

Në tre dekadat që vijuan pas kësaj ngjarje historike, Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u plotësua me amendamente edhe në tetë raste që të vendosen të gjitha atributet e nevojshme dhe institucionale dhe të identitetit të një shteti të pavarur dhe sovran sipas standardeve të të drejtës vendore dhe ndërkombëtare, ka shënuar Zaev.

Related posts

Toshkovski për vizitë të DPB Kërçovë dhe departamenteve të policisë në Zajaz dhe Osllomej

Xh M

Fakulteti Filologjik i Universitetit të Tetovës organizoi trajnimin njëditor “Ndriço rrugën tënde drejt suksesit”

Xh M

Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy