Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Ligji për përdorimin e gjuhëve mbetet i njëjtë dhe nuk ndryshon nga numrat e Regjistrimit

Shkup, 22 shtator – Ligji për përdorimin e gjuhës, të drejtat e shqiptarëve dhe pakicave më të vogla absolutisht mbeten të njëjtë dhe kjo assesi nuk ndryshon varësisht numrit të përgjithshëm të të regjistruarve, varësisht rezidentëve dhe jorezindetëve dhe këtu e kemi të pastër, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në konferencë për media në Qeveri, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se cilat të dhëna të cilat dalin nga regjistrimi do të përdoren si bazë për krijimin e politikave shtetërore ekonomike dhe sociale, konkretisht kur bëhet fjalë për përfaqësimin e drejtë etnik dhe përdorimin e gjuhëve.

Theksoi se regjistrimi nuk do të sjellë procese retrograde, Kushtetuta, tha, është e qartë, ligjet janë të qarta dhe vazhdojnë të vlejnë dhe këtu duhet të jemi të qetë.

Gjëja themelore, siç tha Zaevi, është të dimë gjithsej sa shtetas kemi, sa janë jashtë dhe sa janë këtu në shtet, ndërsa në bazë të atyre parametrave do të dimensionohen të gjitha politikat ekonomike, sociale, kulturore dhe politika të tjera, si politikat e zhvillimit dhe rritjes.

“Në pjesën e politikave ekonomike dhe sociale, ajo që do të ndryshojë është në pjesën nëse është zbrazur ndonjë fshat dhe nuk jetojnë më shumë njerëz në të, ato para do të riorientohen që të mund të jenë për zhvillimin e një fshati ose qyteti tjetër. Natyrisht ka të bëjë me rezidentët në pjesën e politikave ekonomike, por këtë herë korrigjuesi që duhet ta dimë – diaspora jonë mund tekstualisht nesër të kthehet në vend, gjegjësisht kur të duan. Ata janë qytetarë tanë, shtetas tanë, kanë pasaporta tona të Maqedonisë së Veriut, por kjo nuk do të thotë se garantohet përgjithmonë se do të qëndrojnë në shtet, mund teoretikisht nesër të kthehen”, theksoi Zaev.Sipas tij, kjo është kategori e ndryshueshme.

“E dini se gjatë valës së parë dhe të dytë të pandemisë një numër i madh i qytetarëve u kthyen dhe ende janë këtu, qëndruan. Shpresoj edhe se do të qëndrojnë përgjithmonë për ta dimensionuar jetën e tyre”, shtoi Zaevi.

Related posts

Besimi: Sigurohet kornizë financiare për gazsjellësin drejt Greqisë

Z.H

Beqarovski: Sa qytetarë kanë kaluar në të vërtet COVID-19?

D V

Liga e Parë: Sot janë tri ndeshje në program, spikat derbi prishtinas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More