Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Kumanovarët të bashkuar ta ruajnë frymën socialdemokrate, progresivitetin, përparimin

Kumanovë, 27 tetor – Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaevi nga takimi me qytetarët e lagjes “Goce Dellçev” të Kumanovës e kërkoi mbështetjen e kumanovarëve për socialdemokratin Oliver Ilievskin, duke thënë se Kumanova do të vazhdojë të ecë në rrugën progresive nga e cila kanë mësuar të gjithë qytetarët e tjerë të shtetit.

 

“Duke kërkuar mbështetjen është radha të kërkoj ndjesë që e kam kërkuar mbështetjen për Maksim Dimitrievskin në vitin 2017. Njerëzit e mirë dinë të gabojnë, edhe pse tiparet e karakterit i pamë. Në raundin e parë edhe vetë Toni Shanaci konfirmoi se votat e partisë kanë shkuar te Maksim Dimitrievski, raundi i dytë kur VMRO-DPMNE-ja shpalli mbështetje të kandidatit të tyre, ai menjëherë shprehu falënderim”, tha Zaevi.

Kryetari i LSDM-së, tha se VMRO-DPMNE-ja nuk e ka thyer as bastionin, as progresivitetin e Kumanovës në 30 vitet e fundit dhe theksii se Kumanova këtë nuk do ta lejojë.

Zaevi tha se Qeveria si asnjëherë më parë ka investuar në Kumanovë, 120 milionë euro në rrugë, rikonstruktim të objekteve sportive, zonë industriale, ujësjellës, kanalizim, janë shlyer borxhet e komunës.

Ai para kumanovarëve tha se është lehtë të grindesh me të gjithë, ndërsa me rëndësi është të bëhen miq.
Nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski e kërkoi mbështetjen e kumanovarëve për fitore në Kumanovë.
Ai tha se 12 vjet për Kumanovën nuk ka pasur mbështetje, asnjë qindarkë nuk është investuar, asnjë projekt. Kumanova, tha asnjëherë nuk është dorëzuar, ndërsa detyrimi, të mos shkatërrohet fryma e lirisë, mbetet të dielën më 31 tetor. Spasovski përkujtoi për investimet në Kumanovë në katër vitet e fundit, ripërtëritje të infrastrukturës, projekte për jetë më të mirë, për zhvillim ekonomik. Ai tha se kumanovarët kanë përgjegjësi ta ruajnë lirinë, demokracinë dhe përparimin.

Kandidati për kryetar o LSDM-së, Oliver Ilievski e kërkoi mbështetjen e banorëve të lagjes “Goce Dellçev” dhe paralajmëroi shesh modern, stadium të ri, tre garazhe në kate, dy kopshte, rikonstruktim të parqeve, gjelbërimë kënde lojërash.

Edhe Ilievski e kërkoi mbështetjen e kumanovarëve të dielën më 31 tetor.

Related posts

Ministri Hoxha u garanton vreshtarëve se rrushi nuk do të mbetet pa u shitur

D V

Shilegov: Ende nuk kam dëgjuar se kush çka ofron për zhvillimin e Shkupit

D V

Xhaferi: Ballkani Perëndimor në BE do ta përforconte Unionin

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More