Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev i konfirmon zgjedhjet për më 17 tetor, grafa etnike në letërnjoftime e pamundur

Shkup, 27 korrik – Kryeministri i vendit Zoran Zaev, thotë se ai dhe partia e tij edhe më tej konsiderojnë se është në rregull të vendoset grafa etnike në letërnjoftime dhe se nuk janë kundër, por se kjo nuk mundet të regullohet ligjërisht, përshkak se parase gjithash, paralajmërimet e BE-së rreth asaj se nuk është praktikë evropiane, informon Zhurnal.

 

Zaev shprehet se Maqedonia e Veriut duhet të respektojë praktikat evropiane ndërsa vendosja e grafës etnike nuk është një praktikë e tillë.

“Ne dhamë mbështetje për grafën etnike në letërnjoftime që në fazën e ndryshimeve kushtetuese. Qartë e shprehëm qëndrimin tonë se nuk kemi asnjë problem me këtë, por Europa na bëri me dije se përkatësia etnike në letërnjoftime nuk është një praktikë evropiane, dhe ne duhet të respektojmë praktikat evropiane. Dhe jo vetëm këtë, paralajmëruan se deri në gusht do të kenë rregullore të veçantë për këtë”, tha zaev.

Ai shtoi se edhe njëherë dëshiron të shprehë mbështetje për Besën si propozues por potencon se definitivisht është e pamundur për një zgjidhje në Kuvend.

“Deri tani kemi 12 mijë kërkesa për letërnjoftime të cilat nuk mund të jepen. Si duket javën e ardhshme do të bëhen 15 mijë. Janë tejkaluar të gjitha afatet përshkak se nuk është sjellur ligji.

Ai paralajmëroi se nesër do të takohet me liderin e Besës, Bilall Kasamin me të cilin do të bisedojë për shumë çështje mes të cilave dhe rreth kësaj.

Zaev më tej e konfirmoi datën e zgjedhjeve lokale në tetor. Zgjedhjet sipas tij janë vulosur për më 17 tetor ndërsa regjistrimi i popullsisë sipas tij, ka gjasa të përfundojë edhe më herët nga afati i fundit.

“Data, sipas propozimeve të grupeve punuese ku marin pjesë të gjitha partitë politike është 17 tetori, gjegjësisht nuk ka ndryshime të datës ku është konfirmuar në vet rregulloren zgjedhore deri tani. Kishte dilema përshkak tre ditëve që bien njëherit edhe regjistrimi edhe fushata, por në fund u vendos se ato 3 ditë nuk kanë asnjë rol. Regjistrimi është aktivitet që përfundon gjatë ditës, fushatat mbahen gjatë mbrëmjeve. Madje gjithmonë regjistrimet janë mbajtur 20 ditë, tani janë caktuar 30 ditë, mundet që të përfundojë më herët. Ka mjaftë kohë, nuk ka nevojë për ndryshim të datës së zgjedhjeve”, tha Zaev.

Zaev konfirmoi dhe ndryshimin e pragut për mbledhje të nënshkrimeve për kandidatët e pavarur që do të jetë 2%. Do të thotë se: Nëse komuna ka 10 mijë votues, duhet 200 nënshkrime. Nëse komuna ka 50 mijë votues, nevojiten 1000 nënshkrime për listë të pavarur.//Zhurnal.mk

Related posts

Analizë: Autoritetet i kanë harruar deponitë dhe trajtimin e mbeturinave

Z H

Forumi Prespës: Zhvillim dhe integrim më i shpejtë i rajonit pa dogana dhe pa tarifa

Z H

Kyçyk mesazh Zaevit: Shpresoj dialogu do të vazhdojë edhe me qeverinë e re në Bullgari

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More