Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Kemi zgjidhje me Bullgarinë që është e pranueshme për të dy palët

Shkup, 2 korrik – Kryeministri Zaev në një intervistë për TV21, deklaroi se me Bullgarinë ka zgjidhje që është e pranueshme për të dy palët.

Ai theksoi se këtë do t’ia lë kohës, pasi siç tha, nuk dëshiron t’i dëmtojë negociatat.

“Kemi zgjidhje me Bullgarinë që është e pranueshme nga të dy palët. Unë dua të besoj, nuk mund ta konfirmoj por dua të besoj se edhe kësaj radhe nuk morëm dritën jeshile sepse ata nuk kanë Parlament dhe nuk kanë Qeveri politike, sepse unë e di se për çfarë fola në Bullgari dhe e di se shqetësimet janë adresuar Bullgarisë dhe nuk ka zgjidhje tjetër, por do t’ia lëmë kohës të tregojë që ne sinqerisht duam të ndërtojmë miqësi me fqinjin tonë lindor Bullgarinë” u shpreh Zaev.

Related posts

Gjykimi kundër Muhamed Zeqirit shtyhet për më 24 tetor

D V

Pagat e shtatorit në arsimin fillor dhe të mesëm do të jenë më të larta për 15 për qind

D V

Georgievski për Gruevskin: Çdo gjë që më kanë bërë mua, tani ta bëjnë ty

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!