Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev i bindur se është e mundur zgjidhje me Bullgarinë deri në fund të dhjetorit

Shkup, 7 tetor – Kryeministri Zoran Zaev sot shprehu bindjen se mund të gjendet zgjidhje me Bullgarinë deri në fund të dhjetorit, pasi, siç theksoi, kjo është e mundur pasi ndryshimet nuk janë aq të mëdha dhe e kemi për detyrë të hapim të ardhme dhe jo të jemi të ngujuar në të kaluarën.

 

“Asnjëherë nuk i kam parë kështu këmbëngulës kancelaren (Anglea) Merkel dhe presidentin (Emanuel) Makron, të jenë të saktë, të jenë të qartë, duke biseduar edhe me mua edhe me presidentin Radev, për shkak të hapit të ardhshëm në këtë drejtim”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ka njohur ndonjë tentim të sinqertë tek Merkeli dhe Makroni për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Deklarata e miratuar dje, potencoi Zaev është e saktë, flet për zgjerimin në të gjitha detajet ndërsa po kështu e saktë ka qenë në vitin 2003 në Samitin e Selanikut. Ai shprehu falënderim për të gjitha deklaratat e miratuara deri më tani në Sofje, Zagreb dhe në samitet e tjera në periudhën e kaluar prej 18 vitesh.

“Kjo deklaratë e saktë që dje e miratoi Këshilli Evropian në Samitin e Ballkanit Perëndimor vetëm në letër nuk vlen asgjë për ne si Maqedoni e Veriut, as për Shqipërinë, as nuk besoj në katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Prandaj duhet në vepër, prandaj e përmend se aspirata dhe qëllimi jonë strategjik kryesor është BE dhe anëtarësia e plotfuqishme, ndërsa qëllimi strategjik i politikës së jashtme të BE-së është Ballkani Perëndimor pasi jemi të lidhur njëri me tjetrin, ekonominë e kemi të lidhur, varemi njëri prej tjetrit”, sqaroi kryeministri Zaev në konferencën e sotme për shtyp me ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe gjykatësin Lazar Nanev.

U përqendrua në menaxhimin e krizave eventuale të refugjatëve, të cilat nuk janë të mundura pa Maqedoninë e Veriut, pa Shqipërinë, Greqinë, Bullgarinë si edhe për energjetikën, kur, siç tha, nuk mund të kemi energji elektrike nga Greqia drejt Hungarisë dhe Kroacisë pa kaluar nëpër Ballkanin Perëndimor…

“Ne jemi në Evropë dhe nuk ka ikje prej kësaj”, theksoi Zaev.

Në pyetjet e gazetarëve se kur Maqedonia e Veriut përfundimisht do ta marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, kryeministri përkujtoi se vendi ynë në mars të vitit 2020 mori vendim me votimin e 27 vendeve anëtare për vendimin për fillimin e negociatave dhe kjo është marrë, që nuk ishte rast nga viti 2005 e këtej.

Bëri rezyme se vitin e kaluar patëm  vendim të Këshillit Evropian me të gjitha 27 vendet – anëtare për fillimin e negociatave ndërsa tani e presim mbajtjen e Këshillit për punë të përgjithshme në dhjetor ta sjellë vendimin për miratimin e kornizën negociuese në të cilën shkruan se përkthimi i akitos do të jetë në gjuhën maqedonase dhe caktimi menjëherë pranë fundit të vitit në Konferencën ndërqeveritare të parë.

Vendimet e ardhshme, theksoi kryeministri janë të Këshillit për punë të përgjithshme, ku duhet të vërtetohet korniza negociuese dhe caktohet Konferenca e parë ndërqeveritare, kjo është procedura.

I pyetur për deklaratën e shefit të diplomacisë Bujar Osmani i cili tha se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë nuk është pengesë, por nuk mund të kërkojmë reciprocitet, kryeministri Zaev u përgjigj se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, qytetarët tanë të cilët janë me përcaktim etnik se janë bullgarë absolutisht asnjëherë nuk ka qenë problem për vendin tonë dhe nuk beson se edhe tani është problem.

“Kushtetuta jonë e njeh diversitetin në karakterin etnik dhe ajo i numëron maqedonasit, shqiptarët, serbët, turqit, romët, vllehtë, boshnjakët dhe të tjerët. Vendet të paktën të rajonit viteve të fundit, të them për një dekadë e gjysmë nga viti 2004 e këtej, një pjesë e madhe e tyre kanë praktikë gjatë hapjes së Kushtetutës drejtpërdrejt para anëtarësimit të plotfuqishëm në BE t’i shtojnë edhe bashkësitë e tjera etnike përveç bashkësinë etnike shumicë. Edhe Kushtetuta jonë është strukturuar pikërisht mbi këtë parim. E kam thënë disa herë ndërsa edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve, ne nuk kemi problem t’i shtojmë kroatët dhe malazezët dhe bullgarët a edhe të tjerë nëse mendojnë se duhet të shtohen. por, gjithsesi kjo nuk do të thotë se për momentin ne duhet ta hapim Kushtetutën për shkak të këtyre çështjeve. Unë besoj se do të jetë e mjaftueshme për Bullgarinë nëse e kërkon një gjë të tillë nga aspekti i procesit negociues që e kemi. Ata janë të vetëdijshëm pasi që edhe nëpër bisedime kemi thënë ndërsa është e shumë e rëndësishme ta dinë të gjithë se nuk ka probleme në RMV, të nominohen edhe bashkësi të tjera etnike të cilat do të ishin pjesë përbërëse të Kushtetutës”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Related posts

Iseni: Muajt e parë të vitit 2022 kompanitë vendore funksionojnë me humbje

Redaksia

Hapet pjesa e re e bulevardit “Nikolla Karev” në Shkup

R Zh

Rektori Zeqiri: Është koha studentët të specializohen në studime master profesionet deficitare

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More