Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë jashtë negociatave, nuk kemi dilema për gjithçka të bisedojmë me opozitë

Ohër, 2 korrik 2021 (MIA) – Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë jashtë negociatave me Bullgarinë, këtë e kanë të qartë edhe ata që janë më pak të njoftuar me këtë problematikë, të gjitha vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, i gjithë rajoni dhe e gjithë bota demokratike, e kryesuar nga SHBA-ja, deklaroi sot në Ohër kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropën dhe Çështjet Euroaziatike, Filip Riker pas përfundimit të Konferencës në Forumin e Prespës për dialog.

Zaev, këtë e deklaroi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për MIA-n lidhur me rezolutën për definimin dhe mbrojtjen e pozitave të Maqedonisë në negociatat me Bullgarinë, të cilën lideri i VMRO-DPMNE-së në opozitë, Hristian Mickoski, paralajmëroi se do ta shtrojë javën e ardhshme dhe i bëri thirrje pozitës ta pranojë, në të kundërt, tha se do ta konfirmojë se ka negociuar për identitetin.

Zaev theksoi se akuzat e Mickoskit në adresë të tij lidhur me atë se është përgjegjës për veton bullgare, se po e tradhton gjuhën maqedonase dhe identitetin janë jashtë logjikës së shëndoshë.

“Ne gjithmonë kemi qen inkluzivë, transparentë në proces dhe kështu do të vazhdojmë. Nuk kemi dilema të bisedojmë për gjithçka me opozitën dhe dëshirojmë të shohim çfarëdo dokumenti ose ngjashëm, por para së gjithash do t’i mbrojmë interesat shtetërore prej të gjitha aspekteve të mundshme, nga aspekti i asaj që edhe deri më tani e bëjmë duke e mbrojtur dinjitetin tonë, identitetin tonë, gjuhën maqedonase dhe veçantinë tonë si popull maqedonas, por gjithashtu duke i mbrojtur pozitat shtetërore për shkak të qëllimit të arritjes së zgjidhjes në të cilën asgjë nuk do t’i mungojë, as nuk do të vihet në çfarëdo bisedash ose negociatash, ajo që për ne është e shenjtë, ndërsa është gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas”, u përgjigj Zaev lidhur me atë nëse ka pasur shqyrtim në rezolutë dhe nëse do ta marrë parasysh.

Theksoi se kontesti zgjidhet përmes dialogut, diplomacisë, përmes bisedimeve, të cilat janë vendosur në mënyrë përkatëse që të realizohen qëllimet tona strategjike.

“NATO-n e realizuam, qëllimi strategjik i dytë është të vazhdojmë përmes kapitujve në qasjen me BE-në. Edhe në rrethana të tilla mund ta konfirmoj edhe njëherë se në Bullgari nuk kemi folur për gjuhën maqedonase dhe për identitetin maqedonas”, tha Zaev.

Shtoi se nga Evropa presim t’i mbrojmë identitetet e të gjithëve, përfshirë edhe identitetin tonë.

Kryeministri theksoi se e gjithë ajo që ka të bëjë me gjuhën është formulim, të cilin tashmë e ka dhënë ndërsa ai është se bëhet fjalë për gjuhë të ngjashme por të ndryshme dhe të pranuara ndërkombëtarisht.

“VMRO-DPMNE javën e ardhshme do të shtrojë rezolutë në Kuvend në të cilën janë definuar dhe mbrojtur pozitat e Maqedonisë në negociatat me Bullgarinë”, paralajmëroi sot Mickoski.

Ai në konferencën për shtyp tha se teksti i rezolutës nga i cili duhet të dalë konsensusi nacional, është mbrojtje për të gjitha sulmet dhe tentimet për manipulim, nuk është vepër autoriale e VMRO-DPMNE-së, por është definuar nga ASHAM dhe UCM.

Ai i bëri thirrje pushtetit ta pranojë, ndërsa nëse nuk e bën atë, siç tha, vetëm do të dëshmojë se është duke negociuar për identitetin. Mickoski deklaroi se megjithatë pret se LSDM-ja do të ndalet pas interesave nacionale të Maqedonisë. 

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy