Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Fitojmë në rreth të parë në 22 komuna

Shkup, 15 tetor – Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në Kanal5 tha se partia e tij dhe koalicioni kanë marrë përkrahje të madhe nga qytetarët.

“Unë dhash një parashikim timin dhe ky është 22 komuna fitore në rreth të parë për LSDM-në dhe koalicionin dhe gjashtë komuna fiton OBRM-PDUKM në rreth të parë. Natyrisht në komunat tjera ku do të kemi garë, ne kemi 69 kandidatë për kryetar komune dhe lista në 80 komunat dhe Bashkinë e Shkupit dhe jemi në përparësi”, tha Zaev.

Ai tha se pjesa më e mirë e fushatës janë projektet për zgjidhjen e problemeve konkrete, ndërsa OBRM-PDUKM ka pjesën më të keqe e retorikë negative.

“U përpoqëm të japin përgjigje disa aspekteve negative nga fushata e tyre dhe mendoj se këtë e kemi obligim”, tha Zaev.

Related posts

Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës

D V

A po e matë Serbia pulsin e ndërkombëtarëve nëse do të tolerojnë një sulm të ri në Kosovë, si ai në Banjskë?

I Z

Kovaçevski për MIA-n: Kemi plan të qartë për shtetin, i cili do të vazhdojë procesin e integrimit evropian

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy