Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev ende “nuk dorëzohet”, BDI në mbledhje, opozita paralajmëron shumicë të re ose zgjedhje të reja

Shkup, 7 nëntor – Zoran Zaev ende nuk e ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni kryeministër i shtetit në Kuvend, të cilën e paralajmëroi menjëherë natën e zgjedhjeve kur e kuptuan se kanë humbur pothuajse të gjitha komunat e vendit, shkruan Zhurnal.

VMRO-DPMNE e cila që të premten mbrëma publikoi se kanë siguruar shumicë parlamentare, morën mbështetje edhe nga koalicioni “Për rindërtim të Maqedonisë”. Sipas kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deri të hënën do të pritet që Zaev të dorëzojë dorëheqjen në Kuvend, e nëse kjo nuk ndodhë, siç tha Mickoski, do të fillojë procedura për iniciativë për dorëheqjen e Qeverisë.

Për sot është paralajmëruar mbledhje e këshillit të përgjithshëm të BDI-së në TEtovë. Lideri i partisë Ali Ahmeti, pas njoftimit të VMRO-së se kanë siguruar shumicë parlamentare, përmes FB profilit të tij tha se nuk do të veprohet me emocione e as me eufori.

Edhe kryeministri Zaev e mori përgjegjësinë mbi vete për rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale dhe paralajmëroi dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe si kryetar i partisë.

“E mar përgjegjësinë mbi vete për rezultatet e dobëta në këto zgjedhje”, tha Zaev dhe tha se do të ngelet edhe më tej pjesë e partisë, informon Zhurnal.

Me rregulloren e LSDM-së, kur kryetari jep dorëheqje, në dorëheqje është edhe gjithë udhëheqësia e partisë.

Gjithashtu edhe në Qeveri kur kryeministri jep dorëheqje, bashk me të bie e gjithë struktura e Qeverisë, por ai ngelet të kryejë detyrën deri në përzgjedhjen e përbërjes së re qeveritare.

Sipas nenit 219 të rregullores në Kuvend, dorëheqja e Qeverisë apo kryeministrit, dorëzohet në Kuvend në formë të shkruar dhe mund të arsyetohet. Dorëheqjen e Qeverisë apo kryeministrit, kryetari i Kuvendit menjëherë e dorëzon te deputetët dhe kryetarin e shtetit”.

Në nenin 220 thuhet se “Kuvendi në seancën e parë konstaton se kryeministrit, Qeverisë apo ndonjë anëtari të Qeverisë, mandati i përfundon në ditën e mbajtjes së seancës”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, dje në takim me partnerët e koalicionit tha se në periudhën në vijim dotë tentojë të formojë qeveri, por nëse ekziston siguri se kjo do të jetë qeveri me kredibilitet serioz. Në të kundërtën sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishin zgjedhje të parakohshme parlamentare.//Zhurnal.mk

Related posts

Gashi nga Berlini: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

Taravari nga Berlini: Votoni rotacionin politik që duhet të ndodhë në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

Izet Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky