Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: E mbështesim Rezolutën, por emri kushtetues I shtetit duhet të respektohet

Shkup, 13 korrik – LSDM e mbështetë Rezolutën e parashtruar nga VMRO-DPMNE dhe plotësisht qëndron prapa mbrojtjes së gjuhës dhe identitetit maqedonas, por Kushtetuta lidhur me emrin e shtetit duhet të respektohet, tha sot kryeministri Zoran Zaev.

 

Zaevi përmendi se në document, çdokund ku ceket emir I shtetit, duhet të qëndrojë Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Nëse dikush dëshiron ta evitojë emrin kushtetues, le ta bëjë atë vetë, ne këtu nuk do të marrim pjesë. Nuk do ta shkelim Kushtetutën. Emri kushtetues I shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut. E mbështesim Deklaratën e VMRO-DPMNE-së, do të qëndrojmë prapa saj, të gjithë le ta kenë të qartë se jemi të gjithë së bashku në mbrojtje të gjuhës dhe identitetit maqedonas, por kjo nuk do të thotë se duhet ta shkelim Kushtetutën”, përmendi Zaevi.

Të parët që duhet ta respektojnë Kushtetutën, shtoi, janë mu Parlamenti, Qeveria, institucionet dhe partitë politike.

“Në Rezolutë në disa vende përmendet Republika e Maqedonisë, ndërsa në Kushtetutë është Republika e Maqedonisë së Veriut. Edhe në Preambulë, duhet të qëndrojë Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo është Kushtetuta, e jo nëse ne duam apo nuk duam të sendërtohet”, tha kryeministri.

Në pyetjen e gazetarëve nëse është kontestuese ajo që opozita I parashtron ligjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,k Zaevi është decid se edhe kjo është jokushtetuese.

“Në Kushtetutën tonë shkruan se ne jemi Republika e Maqedonisë së Veriut. Ne jemi Republika e Maqedonisë së Veriut. Qytetarët për atë çështje u deklaruan në referendum dhe në pajtim me Kushtetutën, dy të tretat. Parlamenti në diskutim prej 130 ditëve, tre here duke votuar, e miratoi vendimin për emrin tonë të ri kushtetues. Në emrin Republika e Maqedonisë shtohet fjala e Veriut dhe ajo është pjesë e Marrëveshjes së Prespës e cila tashmë është ligj, ndërkaq është edhe pjesë e Kushtetutës. Pres të respektohet Kushtetuta nga ana e të gjithëve, ndërsa partitë politike duhet të jenë të parat. Mosrespektues, nëse janë qytetarët, sigurisht do të kenë reperkusione, ndërsa partitë politike nuk është në rregull të mbeten të pandëshkuara dhe të bartin pasoja sepse ashtu u ka shkuar ndër mend, u ka shkuar ndër mend të mos e përdorin emrin kushtetues, përkatësisht të mos e respektojnë Kushtetutën”, nënvizoi Zaevi.

Related posts

Ajri i ndotur përfshin Maqedoninë e Veriut

D V

Takim ministror në Shkup: Rajoni duhet të mbetet i qetë, stabil dhe i sigurt, vendet të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinje

Redaksia

Pas Austrisë, edhe Polonia me mbështetje të fuqishme për fillimin e bisedimeve në dhjetor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More