Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Do të pranoj duel me Mickoskin kur të ketë esencë

Shkup, 3 korrik – Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se pranon duel televiziv me liderin opozitar nga VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski për bisedimet me Bullgarinë, duke theksuar se nuk u ik dueleve, por se do të pranojë kur me të vërtetë do të ketë esencë ose nevojë lidhur me këtë.

 

Në intervistën për TV21, Zaevi ka rikujtuar se deri tani pesë herë ka pranuar duel me Mickoskin.

“Lexova se çka është arsyeja, për bisedimet me Bullgarinë. Mendoj se kemi shumë kohë t’u kushtojmë punëve konkrete se sa të bisedojmë në atë temë që është e qartë për gjithë popullin tonë. Të gjitha detajet dihen, i gjithë rajoni e di, e di gjithë Evropa e di dhe ne duhet të diskutojmë me të për çështjen dhe problemin që e kemi me Bullgarinë. Nuk mendoj se nuk duhet. Nuk u ik dueleve dhe do të pranoj kur me të vërtetë do të ketë esencë ose nevojë”, ka thënë Zaev.

Edhe pse e gjithë bota e ka të qartë së askush nuk bisedon për identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase dhe këtë e konfirmojnë të gjithë, thekson Zaevi, vetëm Mickoskit i duhet deklaratë për popullin maqedonas dhe gjuhën maqedonase.

“Duke pasur parasysh se më akuzon mua se unë jam fajtor për veton e Bullgarisë, njëherësh më akuzon se unë i bëj tradhti gjuhës maqedonase dhe popullit maqedonas, jo vetëm që është kontradiktor, por është e kushtëzuar njëra me tjetrën. Nëse bën tradhti, deri tani duhej vetoja të hiqet ose nga ana tjetër- nëse vetoja mbijeton, ashtuqë nënkupton se mbrohen interesat nacionale”, ka thënë Zaevi duke përsëritur se vendi patjetër të mbrojë interesat e saja kombëtare dhe shtetërore.

Related posts

Qytetarë të Tetovës mos u shqetësoni nëse dëgjoni krisma, po ushtrojnë policët

Z.H

Besimi: Sistemi tatimor më efikas dhe më i drejtë për rritje të qëndrueshme dhe të përshpejtuar

Z.H

Stoillkovski: Kaevski të tregojë si ka ndërtuar vilë luksoze në Vollkovë?

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More