Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Dilni dhe votoni të dielën, konfirmoni se komunat tona dhe atdheu vazhdojnë përpara

Shkup, 29 tetor – Para nesh është rrethi i dytë nga ku varet se në ç’ drejtim do të ecin komunat dhe si do të jetë e ardhmja jonë. Të dielën sjellim vendim, nëse të vazhdojmë përpara në rrugën e progresit ose do të kthehemi pas në të kaluarën e errët të pasigurisë, ka theksuar kryetari i LSDM-së dhe kryeministër, Zoran Zaev në fjalimin drejtuar qytetarëve pas përmbylljes të fushatës parazgjedhore.

 

“Në këtë fushatë mes dy raundeve pamë qartë se cilët janë konceptet. Njëri është i yni, koncept i investimeve në projekte lokale, rroga dhe pensione më të mëdha. Koncepti tjetër është ai i opozitës së VMRO-DPMN-së, tani edhe zyrtarisht mbështetur nga E Majta. Koncept që sjell ndarje, urrejtje, tensione ndëretnike dhe plaçkitje të parave të popullit. Në anën tjetër ne, të bashkuar si forca progresive dhe demokratike, të gatshëm të ecim përpara, në anën tjetër kuadro të vjetër të regjimit që duan të kthejnë shtetin dhe komunat pas. Që ditën e parë pas zgjedhjeve pamë kërcënime, dhunë dhe urrejtje. Pamë se si i gënjejnë qytetarët. Kjo nuk guxon dhe nuk duhet të jetë përditshmëri”, ka thënë Zaevi.

Prandaj siç shton nevojitet unitet.

“Çdo individ patjetër të japë kontributin e tij në vendimin të vazhdojmë përpara me komuna të zhvilluara, me shtet të qëndrueshëm, me shoqëri të barabartë për të gjithë. Të dielën kur jeni vetëm prapa paravanëve të qendrave të votimit, merrni vendimin më të mirë për ju, familjen tuaj, komunën tuaj, vendin tuaj. Zgjidhni konceptin që garanton paga dhe pensione më të larta, investime të reja, që garanton stabilitet dhe standard më të mirë ekonomik për të gjithë. Rrethoni numrin 12! Konfirmoni se komunat tona, atdheu ynë i përbashkët vazhdojnë në rrugën e duhur. Të dielën të rrethohet numri 12, të votojmë për LSDM-në dhe Koalicionin”, theksoi Zaevi në fjalimin përmbyllës parazgjedhor.

Related posts

Visar Ganiu angazhohet edhe për fëmijët, organizon “Karvani i fëmijëve të Çairit”

R Zh

Shilegov: Me ndërtimin e bul.Boris Trajkovski, Draçeva fiton lidhje të shpejtë me pjesën tjetër të qytetit

Z H

Prej nesër vranët, më ftohtë dhe me reshje të rrëmbyeshme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More