Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev dhe Mickoski urojnë festat: Buzmi të kalojë në dashuri, gëzim, mirëqenie dhe tolerancë

Shkup, 6 janar – Kryeministri në dorëheqje, Zoran Zaev e uroi Buzmin dhe dëshiroi që festa pararendëse e Lindjes së Krishtit, e cila tradicionalisht festohet në familje, të kalojë në dashuri, gëzim, mirëqenie dhe tolerancë.

“Vlerat familjare, ngrohtësia dhe respekti le të përhapen dhe barten mes të gjithë qytetarët. Të mendojmë dhe t’u ndihmojmë të gjithë njerëzve, edhe atyre të cilët në periudhën e kaluar humbën ndonjë të afërm apo përballen me vështirësi. T’i hapim zemrat për mirësi, mirëkuptim dhe harmoni. Në, paqe, qetësi, bashkësi dhe shpresë, ta presim lajmin për lindjen e Jezu Krishtit. Urime Buzmi!”, shkroi Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Buzmin e ka uruar edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisitjan Mickoski.

“Në momente të tilla është e rëndësishme të jemi të bashkuar, me mendim të ndershëm dhe me vepra të mira, vetëm kështu do të kemi paqe dhe qetësi në shpirtin tonë, por edhe brenda mundësive tona do ta ndryshojmë shoqërinë për të mirë, ka shkruar kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në urim me rastin e Krishtlindjeve, dërguar kreut të Kishës ortodokse maqedonase, kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonas z.z. Stefan.

Lideri i partisë Mickoski thotë se festa më e madhe krishtere Lindja e krishtit-Krishtlindja është dita kur fillon shpëtimi, sepse po të mos ishin Kriushtlindjet, shkruan ai në urim nuk do të kishim Pashkë, ndërsa me atë edhe ringjallja dhe shpëtimi i Zotit për njerëzit.

Related posts

Ikja si nëpër filma/ Komandanti dhe katër gardian të Idrizovës suspendohen nga puna

Xh M

Dujovski: Qëllimi i alarmeve për bomba është të krijohet frikë mes popullatës

Z.H

EDITORIAL / “Vaj halli për qytetarët gjatë këtij dimri” Nuredini: Ngrohuni me rrymë, ndërsa ministria e Ekonomisë me apel që të kursehet rryma elektrike!

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More