Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev dhe Kovaçevski sot pritet të takohen me partnerët e koalicionit për të “qendisur” programin qeveritar !?

Shkup, 14 dhjetor – Lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, së bashku me kryeministrin Zoran Zaev sot do të mbajnë takime të ndara me përfaqësuesit e partnerëve të koalicionit, të cilët janë pjesë e shumicës parlamentare, transmeton Zhurnal.

 

Sipas burimeve nga partia, qëllimi i takimeve është që Kovaçevski të konsultohet me partnerët në prag të përgatitjes së programit të ri qeveritar, si dhe gjatë ekipimit kadrovik të ministrive dhe institucioneve tjera në nivel qendror.

Siç tanimë dihet, Kovaçevski fitoi në zgjedhjet e brendshme partiake në LSDM pas çka, deri në fund të javës pritet që Zaev t’ia dorëzojë funksionin, e shumë shpejtë më vonë duhet të ndodhë edhe pranim dorëzimi i funksionit të kryeministrit.//Zhurnal.mk

Related posts

Pendarovski e filloi vizitën zyrtare në Greqi (video)

D V

Shaqiri: Kyçja në platformën e interoperabilitetit është domosdoshmëri për secilin institucion

Z H

Spasovski në mbledhjen e Këshillit qendror të SPM: Japim mbështetje pa rezervë të veprimit sindikal

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More