Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev dhe Gashi sot do ta nënshkruajnë programin për hyrje të Alternativës në Qeveri

Shkup, 5 dhjetor – Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi sot në Klubin e deputetëve do ta nënshkruajnë programin për veprim të përbashkët dhe kyçjen e partisë në Qeveri dhe shumicë parlamentare. Zaev dhe Gashi pritet të thonë se cilat resore do të marrë Alternativa.

 

Alternativa do të jetë pjesë e Qeverisë dhe shumicës parlamentare, ka vendosur dje Këshilli qendror, trupi më i lartë i partisë. Siç ka deklaruar zëdhënësi partiak, Orhan Murtezani, vendimi është sjellë me shumicë votash në Këshillin qendror.

Kryetari i partisë, Afrim Gashi në mbledhjen e selisë së partisë në Tetovë ka informuar mbi negociatat dhe pikat programore që është rënë në ujdi. Arsyeja e hyrjes së Alternativës në Qeveri, siç ka thënë Murtezani, janë momenti historik për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE dhe mbylljen e kontestit me Bullgarinë si synime të vendit, por edhe të shqiptarëve, pasi me këtë siç u tha, “do të hapet rruga e eurointegrimeve në mbarë rajonin”.

“Jemi dakorduar që Qeveria të kërkojë hetim ndërkombëtar për rastet ku ka dyshime për implikime politike siç është rasti Monstra, Alfa, Lagja e Trimave, Almir Aliu etj. Kemi dakorduar edhe pika që kanë të bëjnë me zhvillimin e barabartë rajonal, zhvillim ekonomik të Likovës, mbrojtjen e familjes si thelb i shoqërisë që është definicioni ynë bazë programor, por edhe mbrojtjen e çmimit të energjisë elektrike që është shumë me rëndësi në këtë kohë. Konsiderojmë se arritja e këtyre marrëveshjeve është fitore e madhe për vendin, për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë, por edhe fitore partiake e Alternativës”, ka thënë Murtezani.

Me hyrjen në qeveri, ka thënë ai, Alternativa tregoi se është çelësi i zgjidhjes së krizës, jo vetëm dekor me katër deputetë dhe se ajo do të marrë edhe përgjegjësi të rëndësishme.

“Ne do të ndërmarrim detyrime të rëndësishme në shëndetësi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, energjetikën, organizimin e diasporës, por dhe arsimin dhe kulturën dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, mbështetjen e jetës ekonomike të të gjithë qytetarëve të vendit”, ka thënë Murtezani.

Të gjitha detajet për atë që është rënë në ujdi rreth hyrjes së Alternativës në qeveri, sot në ora 13 në Klubin e deputetëve do të informojnë kryetari i partisë Afrim Gashi dhe kryeministri Zoran Zaev ku solemnisht do të nënshkruajnë programin për veprim të përbashkët.

Zaev në një deklaratë të një jave më parë nëse do të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit në këto momente dhe do ta dorëzojë dorëheqjen në Kuvend apo do të dëgjojë kërkesën e partnerit të tij të koalicionit BDI për të përfunduar mandatin e tij deri në vitin 2024, ka treguar se gjithçka do të varet nga negociatat me Alternativën dhe Bullgarinë.

Related posts

Dimitrov – Kofod: Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut të realizohet në mënyrë konsekuente

Z H

Shilegov: Me mbështetjen tuaj Shkupi do të vazhdojë të lëvizë në drejtimin e duhur

Z H

Stevanoviq: Ishim të sulmuar për shkak të punës në Klinikën për Sëmundje Infektive

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More