Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev dhe Bërnabiq paralajmërojnë roaming falas edhe me vendet e BE-së

Shkup, 2 korrik – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në margjinat e “Prespa Forumit për Dialog” që mbahet në Ohër, sot u takua me Kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Zaev dhe Bërnabiq ranë dakord se ngjarja në Ohër, organizuar me rastin e trevjetorit nga Marrëveshja e Prespës, feston suksesin e dialogut dhe përmirëson pamjen e Ballkanit.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut, theksuan kryetarët e Qeverisë të të dyja vendeve, ruajnë raporte jashtëzakonisht të mira edhe mes shteteve edhe mes popujve edhe mes qeverive dhe në këtë drejtim u dakorduan për intensifikimin e aktiviteteve për hapjen e Qendrës Kulturore Maqedonase në Serbi dhe Qendër Kulturore Serbe në Maqedoninë e Veriut.

Aspekti i ardhshëm jashtëzakonisht i rëndësishëm që i afron të dy vendet është angazhimi i tyre i madh për avancimin e bashkëpunimit rajonal me fokus në agjendën ekonomike.

Në takim u dakordua që urgjentisht të sigurohen të gjitha kushtet për funksionimin e tërësishëm të sistemit për kontrollin në kufirin për qytetarët nga të dyja vendet “One Stop Shop”, i cili u ngadalësua nga rrethanat që i shkaktoi pandemia.

Bashkëbiseduesit në takim e vlerësuan si jashtëzakonisht të rëndësishëm momentin e sjelljes të roamingut falas për qytetarët e vendeve në rajon, duke theksuar se hapi i ardhshëm është që kjo mundësi për lidhje pakufi të sigurohet edhe me vendet anëtare të BE-së.

Related posts

 I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës është kapur në Türkiye, procedura për ekstradim ka filluar

Xh M

Spavoski konfirmon: Lupço Palevski është arrestuar në Turqi, ekzekutori i Vanjës u kap nga policia turke në Balikesir

Xh M

Pasiguri e panik pas vrasjes së 14-vjeçares në Shkup

Xh M