Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev – Clark: Përpjekje për tërheqje të investimeve nga SHBA-të

Shkup, 8 korrik – Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev sot ka pranuar në takim ish gjeneralin e SHBA-ve dhe ish komandantin e forcave të NATO-s për Europë, Wesli Clark, informon Zhurnal.

Në takim ku mori pjesë dhe zv.kryeministri për luftë kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski, u fol për realitetin e ri të Maqedonisë së vEriut dhe për rajonin pasi vendi ynë dhe disa vende tjera nga Ballkani perëndimor janë anëtare të NATO-s.

Kryeministri Zaev e theksoi anëtarësimin në NATO si realizim i një qëllimi strategjik të një vendi i cili e ka definuar vendin gjeostrategjik të Maqedonisë së Veriut në rajon dhe planin ndërkombëtar, si dhe përfitimet nga siguria të cilat krijuan kushte dhe nxitën investime të mëdha dhe përparim ekonomik.

Ish gjenerali i SHBA-ve dhe ish komandanti i forcave të bashkuara të NATO-s për Europë, Wesli Clark theksoi se tani, pasi përfundoi kariera e tij, ai është i përkushtuar tërësisht si biznesmen që e mbështetë zhvillimin e vendeve nga rajoni dhe nga Europa juglindore në pjesë ne lidhjes së tyre ekonomike me investitorë nga SHBA dhe Europa, dhe veçanërisht në mbështetje të autoriteteve në luftë kundër korrupsionit dhe ekonomisë gri.

Si njohës i mirë i rajonit dhe politikave për tërheqje dhe mbështetje të investitorëve ët huaj në Maqedoni të veriut, Klark theksoi se në periudhën në vijim do ta nxitë interesin e kompanive nga SHBA të investojnë në vendin tonë.//Zhurnal.mk

Related posts

Zajkova: Legalizimi i kanabisit nuk do të thotë që të gjithë do të bëhen të varur nga droga

D V

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

Redaksia

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy