Agjencia Zhurnal.mk.

Zaev: Arsovska është konsulle hungareze dhe shtetase e Bullgarisë, pres të tërhiqet

Shkup, 27 tetor – Danella Arsovska është përcaktuar të jetë konsulle nderi hungareze, të jetë urë mes Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë dhe të përfaqësojë një shtet tjetër, tash del se është shtetase e një shteti të tretë. Kjo megjithatë është shumë, dhe madje edhe kandidohet edhe për kryetar. Në Shkup megjithatë zgjidhet kryetar, e jo çifçi, për këtë mund të kandidohet në Bullgari. Këtë sot në mëngjes e deklaroi kryeministri dhe kryetar i LSDM-së Zoran zaevi në emisionin “Në brifingun e mëngjesit”.

 

Ai tha se nuk ka asgjë të keqe në atë që Arsovska është shtetase bullgare, por është e pandershme politikisht, etikisht dhe moralisht ta fsheh këtë dhe përpiqet t’i manipulojë qytetarët. “Pres nga kandidatja për kryetar të Shkupit, Danella Arsovska të tërhiqet sepse nuk duhet aq shumë ta poshtërojë popullin. Duhet menjëherë të tërhiqet nëse pak e do Shkupin dhe shkupjanët. Nëse ajo tani vendoset kaq e pandershme, çfarë do të ndodhë nëse zgjidhet”, pyeti Zaevi.

Zaevi theksoi se periudha nuk është e lehtë dhe shtoi se kanë kaluar periudha të vështira. Sipas tij, në këto zgjedhje ka ndjenja të përziera, ndjenja përgjegjësie, se nuk është mjaftueshëm, duhet më shumë, ka shqetësime për gjithçka, shqetësime për sigurinë e njerëzve, për shëndetin e njerëzve…I pyetur ku është lëshimi kryesor, Zaevi theksoi se bëhet fjalë për “kujdesje të pamjaftueshme nga ne, të cilët duhet të jemi shërbim te qytetarët, edhe nga pushteti qendror edhe nga ai lokal. Me siguri dominues pushteti lokal sepse tani janë zgjedhjet lokale”.

Bëri thirrje për mobilizim në raundin e dytë, përgjegjësi të qytetarëve, përgjegjësi para sistemit, përgjegjës ndaj vetes, ndaj qytetit të vet, para atdheut të vet, me dalje masive në votim. Lidhur me pritjet nga raundi i dytë, Zaevi theksoi se pret fitore të LSDM-së dhe Kolaicionit dhe për shkak të politikave të deritanishme, por edhe për shkak të kapacitetit më të madh për koalicion.

Duke u përqendruar në integrimet evropiane dhe raportin e fundit të KE-së për progresin e vendit, Zaevi thotë se kemi raport të mirë në të cilin janë notuar dobësitë të cilat duhet të hiqen.

Sipas tij, qëllimi është europianizimi në vend dhe nuk është vetëm anëtarësimi si anëtarësim, por arritja e standardit, cilësisë së jetesës.

Related posts

Antikorrupsioni-Maqedoni: Të kryhet auditim financiar në Agjencinë për Rini dhe Sport

D V

Qyteti i Shkupit paralajmëron urë të re mes lagjeve Karposh 4 dhe Zllokuqan

D V

Uebinar: Nuk ndalen shkeljet e të drejtave të punëtorëve, nevojitet bashkëpunim me disa sindikatat

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More