Agjencia Zhurnal.mk.

Yuri Kim: Dyfishoni përpjekjet kundër korrupsionit

Pavarësisht operacioneve të SPAK-ut, që ditët e fundit çuan në prangosjen e disa zyrtarëve dhe funksionarëve të lartë të përfshirë në trafiqe e korrupsion, Shtetet e Bashkuara presin më shumë nga kjo strukturë.

 

Duke u kujtuar prokurororeve urdhërin e Presidentit Joe Biden, nga konferenca “Forcimi i Drejtësisë Penale”, ambasadorja Yuri Kim kërkoi dyfishim të përpjekjeve në luftën kundër korrupsionit.

“Ky urdhër duhet të nxisë zyrat të dyfishojnë përpjekjet në luftim kundër korrupsionit. Ju nxis të gjithëve që të punoni së bashku, për të gjetur mënyrat më të mira, SHBA do të vazhdojnë që t’iu mbështesin, për të ndërtuar një Shqipëri më të begatë, me institucione që shërbimin për publikun e bëjnë përparësinë e tyre. Sistemi është funksional, por nuk është ende në majën e performancës, për shkak të mungesës së personelit dhe të mungesës së besimit”.

Por kreu i SPAK-ut, Arben Karaja paralajmëroi se arrestimet e bujshme të ditëve të fundit janë vetëm fillimi i betejës me korrupsionin dhe krimin.

“Lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit ndaj zyrtarëve të lartë është sfida kryesore. Ngjarjet e fundit është fillimi i një produkti për të cilën ne ka kohë që ka vijuar dhe do të vijojnë deri në fund. Lufta ndaj pastrimit të parave, korrupsionit dhe shkelësve të ligjit do të vijojë deri në nxjerrjen para drejtësisë të fajtorëve”.

Për shkak të ndjeshmërisë së dosjeve që prokurorët e SPAK-ut kanë në duar, Kraja theksoi nevojën e plotësimit të strukturës që ai drejton me 20 prokurorë nga 13 që ka aktualisht.

Të martën me urdhër të SPAK-ut në pranga sa edhe kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, së bashku me zyrtarë të tjerë të bashkisë e biznesmenë, të akuzuar për abuzime me tenderat.

Ndërsa megaoperacioni “Shpirti” çoi në arrestimin e 38 personave, ku mes të ndaluarve kishte edhe prokurorë e zyrtarë të policisë.

Tv Klan

Related posts

Manastirliu: Rifillon Kontrolli Mjekësor Bazë, i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-covid

D V

Mbi 207 mijë shqiptarë në 10 vitet e fundit kërkuan azil në shtetet e BE

N E

Soreca me të rinjtë nga Tropoja dhe Fushë-Kruja: BE-ja afër tyre përmes programeve të saj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More