Agjencia Zhurnal.mk.

Ylli i Barcelonës premton se do të ndjekë hapat e Messit

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, është zotuar se do të ndjekë hapat e “idhullit” të tij Lionel Messi, për t’u bërë fitues i çmimit ‘Golden Boy’ në të ardhmen.

Ky çmim prestigjioz i cili i dhurohet lojtarit më të mirë nën moshën 21 vjeçare në futboll, ishte fituar nga Messi në vitin 2005.

Ai jo shumë kohë më parë fitoi Topin e Artë të tetin në karrierë, duke u bërë lojtari më i dekoruar në histori të futbollit, teksa po luan tek Inter Miami në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Yamal ka marrë hapat e parë në sistemin e akademisë La Masia në Kataloni dhe në një intervistë për Tuttsport ka thënë se e ka vënë si cak fitimin e çmimit ‘Golden Boy’, ndërsa ka debutuar në skenën e futbollit botëror vetëm si 16-vjeçar.

“Është një çmim i rëndësishëm. Ky është i pari që e kam fituar në nivel ndërkombëtar. Do të doja të fitoja çmimin e më të mirit. E kam parë se kush e ka fituar, edhe Messi dhe do të doja që të përsërisja të njëjtën. Herët ose vonë do të takohemi në Turin, ju premtoj”, ka thënë Yamal.

Yamal dhe Messi

Reprezentuesi anglez Jude Bellingham tashmë është konfirmuar si fitues i çmimit ‘Golden Boy’, teksa më herët ai kishte fituar po ashtu edhe çmimin ‘Kopa Trophy’ që ndahet nga revista franceze France Football, por Yamal është në radhë për ta fituar atë herën tjetër.

Ai ka shpresa të mëdha për të ardhmen me legjendën e Barcelonës, Messi që ka qenë gjithmonë një burim inspirimi për të.

“Ai është idhulli im. Ai vazhdon të jetë tani teksa po luaj për Barcelonën. Ai më ka inspiruar mua. Unë kurrë nuk kam pasur një idhull tjetër. Një herë kam bërë një foto me të, nuk isha i njohur. Ndoshta një ditë do të jem si ai”, u shpreh Yamal.

Yamal ka thyer rekorde me Barcelonën dhe Spanjën teksa me kombëtaren ka katër paraqitje dhe dy gola në emrin e tij dhe momentalisht po përpiqet t’i ndihmojë Barcelonës të mbrojë titullin e La Ligas, por në të njëjtën kohë duke bërë progres në Ligën e Kampionëve.

Related posts

Atletico Madridi nuk përjashton largimin e yjeve të mëdhenj në verë

D V

Gravesen: Zidane më tha se janë vetëm tre skuadra që ai do të drejtonte

D V

Van Dijk po ‘çmendet’ nga dy bashkëlojtarët e Liverpoolit që vazhdojnë të tallen me të, duke ia përmendur fjalët e Messit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy