Agjencia Zhurnal.mk.

Yll Buleshkaj zgjidhet drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsion

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Yll Buleshkajn drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. Ai ka marrë 62 vota.

Buleshkaj në garën për të marrë drejtimin e AKK-së e kishte Visar Krasniqin, i cili mori vetëm dy vota.

Buleshkaj kishte marrë 33.7 pikë nga Komisioni për Legjislacion, kundrejt 33.5 pikëve të Krasniqit gjatë intervistimit të kandidatëve.

Theksojmë se Buleshkaj deri më tani ka qenë drejtor ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive dhe Certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ndryshe, Mandati i drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsion është pesë vjet. 

Related posts

Kërkohet të intensifikohen përpjekjet për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lea Muslija

Tërmet në Kosovë

D V

Chollet takon Gjuriqin, kërkon zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për të ecur drejt BE-së

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More