Agjencia Zhurnal.mk.

Xiaomi ,Oppo dhe Vivo në Top 5 të dërgesave globale të smartfonëve

Markat e smartfonëve “Xiaomi”, “Oppo” dhe “Vivo” ishin ndër pesë më të mirat globale për sa i përket dërgesave vitin e kaluar, sipas një raporti nga firma e kërkimit të tregut të teknologjisë “Canalys”, përcjell “Xinhua”.

“Xiaomi” zuri vendin e tretë, me dërgesat e saj në vitin 2021 që u rritën me 28% në bazë vjetore për të arritur në 191.2 milionë njësi. E ndjekur nga “Oppo”, në vendin e katërt me 145.1 milionë njësi, me rritje 22% me bazë vjetore. Ndërsa, “Vivo” renditet e pesta me dërgesën e 129.9 milionë njësive në vitin 2021.

Duke u pozicionuar në krye të Top 5, “Samsung” dërgoi gati 275 milionë smartfonë vitin e kaluar, ndërsa “Apple” renditet i dyti me 230 milionë njësi.

Të dhënat e “Canalys” tregojnë se ofruesit e telefonave celularë kanë dërguar 1.35 miliardë njësi telefonash inteligjentë në nivel global, duke u zgjeruar me 7% në bazë vjetore dhe duke iu afruar 1.37 miliardë njësive të përgjithshme në vitin 2019

Related posts

Pamje nga kufiri Kroaci-Serbi, raportohet për kolona veturash deri në 3 kilometra

Xh M

Kina ndalon shitjen e biletave për Olimpiadë për shkak të pandemisë

D V

Njerëz të shtrirë në tokë në një stacion metroje në Brooklyn të New York-ut – raportohet për të shtëna por edhe për një shpërthim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More