Agjencia Zhurnal.mk.

Xiaomi nga viti 2024 fillon me prodhimin e veturave elektrike

Drejtori ekzekutiv i kompanisë kineze Xiaomi, Lei Yun, ka thënë të martën në një event të investitorëve, që korporata kineze planifikon të fillojë prodhimin masiv të veturave elektrike kah mesi i vitit 2024.

 

Siç raportojnë mediat e atjeshme, Lei ka bërë të ditur se janë duke u bërë përgatitjet për projektin e zhvillimit të veturave elektrike, transmeton Telegrafi.

Në shtator Xiaomi njoftoi për planet e lansimit të veturës së parë elektrike në vitin 2024, duke theksuar se është kryer regjistrimi i Xiaomi Qiche, që ka për fokus prodhimin e veturave elektrike.

E pas deklaratës së fundit të drejtorit ekzekutiv, aksionet e kompanisë kineze në Hong Kong janë rritur për 4.92 për qind. Kujtojmë që qysh në fillim të këtij viti ishin zbuluar planet për hyrjen në tregun e veturave.

Vetura e parë e Xiaomi do të jetë një SUV, version i avancuar i modelit kompakt T77 të brendit kinez Besturn. 

Related posts

Renault shënon 60-vjetorin e “katërshit” me një version fluturues

D V

Vëllai i Elon Musk shet gati 109 milionë dollarë nga aksionet e tij në Tesla

D V

Lamborghini prezantoi Aventador Ultimae – 100 km/h për 2.8 sekonda

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More