Agjencia Zhurnal.mk.

Xi-Putin rikonfirmojnë bashkëpunimin midis vendeve të tyre

Xi dhe Putin nepërmjet një takimi të mbajtur përmes videokonferencës të mërkurën rikonfirmuan lidhjet e ngushta midis dy vendeve , ndërsa  janë duke bashkëpunuar në përballimin e sfidave të mëdha globale, si pandemia e COVID-19.

 

Dy presidentët cilësuan marrëdhëniet dypalëshe si “një shembull i marrëdhënieve në shekullin e 21-të”, duke u zotuar për t’i çuar ato përpara në mënyrë të gjithanshme.

Gjatë takimit, kreu i shtetit i Kinës përshëndeti zhvillimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve në fusha të ndryshme.

Ai vlerësoi lart mbështetjen e Rusisë ndaj Kinës në mbrojtjen e interesave thelbësore dhe kundërshtimin e synimeve për të krijuar çarje midis dy vendeve.

Duke vënë në dukje se sivjet është 20-vjetori i nënshkrimit të Traktatit të Fqinjësisë së Mirë e të Bashkëpunimit Miqësor Kinë-Rusi dhe se të dy palët kanë vendosur ta zgjatin edhe pesë vjet të tjerë këtë marrëveshje, presidenti Xi tha zgjatja e afatit do të pasurohet me frymë dhe përmbajtje të reja. 

Kreu i shtetit i Kinës u bëri thirrje në takim të dy palëve të ndajnë mundësitë e zhvillimit, duke nënvizuar bashkëpunimin dypalësh në fushat e energjisë dhe frenimit të COVID-19. Ai vuri në dukje se Kina dhe Rusia duhet të shtojnë bashkëpunimin në energjitë e reja, duke konsoliduar bashkëpunimin në fushën e energjisë tradicionale dhe duke forcuar bashkëpunimin lidhur me energjinë bërthamore dhe energjinë e përtëritshme.

Xi Jinping-u shprehu edhe mirëpritjen për pjesëmarrjen e homologut të tij rus në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022. Duke theksuar se Kina do të organizojë një miting sportiv “të sigurt, të mrekullueshëm dhe ekonomik”, ai shprehu edhe gatishmërinë për të shtuar shkëmbimet sportive midis dy vendeve.

Ndërsa Putini u shpreh ana e tij se tani marrëdhëniet ruso-kineze ndodhen në fazën më të mirë në histori, duke shfaqur një besim të fortë strategjik dhe duke krijuar një shembull të marrëdhënieve ndërkombëtare në shekullin e 21-të që bazohen mbi mosndërhyrjen në punët e brendshme, respektimin e interesave të njëri-tjetrit dhe bashkëpunim me leverdi të ndërsjellë. “Bashkëpunimi strategjik Rusi-Kinë janë bërë një faktor i rëndësishëm pozitiv për zgjidhjen e problemeve të nxehta ndërkombëtare dhe ruajtjen e paqes botërore, duke luajtur një rol të rëndësishëm për konsolidimin e rendit shoqëror në bazë të ligjit ndërkombëtar”, tha presidenti rus.

Ai u shpreh se pret me padurim pjesëmarrjen në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit dhe kundërshtoi politizimin e sportit. Kreu i Kremlinit theksoi se Rusia është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën në fusha të ndryshme dhe mbështet me vendosmëri qëndrimet e drejta të Kinës mbi çështjen e Tajvanit. Bashkepunimi ekonomiko- tregëtar midis dy vendeve është rritur në menyrë të ndjeshme vitet e fundit.

Siç mësohet, tregtia midis Kinës dhe Rusisë në tre tremujorët e parë të këtij viti i kaloi 100 miliardë dollarët amerikanë, duke shënuar shifrën më të lartë ndër vite të tregëtisë midis dy vendeve.

Related posts

Paneli i OBSH-së rekomandon dozën e tretë të vaksinës

D V

Gjermani: Sa kushton përmbytja e shekullit?

D V

Londër: Depozita në renminbi arrin në 88.5 miliardë juanë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More