Agjencia Zhurnal.mk.

Xi Jinping-u: Marrëdhëniet kino-amerikane duhet të kthehen në rrugën e duhur të zhvillimit të qëndrueshëm

Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi të hënën pasdite bisedime me homologun e tij amerikan Joe Biden në ishullin Bali të Indonezisë.

 

Gjatë takimit, Xi Jinping-u vuri në dukje se Kina dhe ShBA-ja kanë kaluar mbi 50 vjet ulje-ngritjesh që nga vendosja e kontakteve dhe e marrëdhënieve diplomatike deri më sot, duke pasur përfitime e humbje dhe duke marrë përvoja e mësime. Historia është libri më i mirë dhe të dyja palët duhet të mësojnë prej saj e të përballen së bashku me të ardhmen, theksoi ai. Gjendja e tanishme e marrëdhënieve kino-amerikane nuk përputhet me interesat themelore të dy vendeve e popujve dhe me pritshmëritë e bashkësisë ndërkombëtare. “Si udhëheqës të dy fuqive të mëdha, ne duhet të luajmë rol drejtues, të gjejmë rrugën e duhur të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe të promovojmë ngritjen e këtyre marrëdhënieve në një nivel më të lartë. Politikanët duhet të mendojnë dhe të qartësojnë drejtimin e zhvillimit të vendit të tyre, si edhe se si të shkojnë mirë me vendet e tjera dhe me botën,” tha ai.

Xi Jinping-u theksoi më tej se aktualisht, ndryshimet e kohërave po shpalosen në një mënyrë të paprecedentë, shoqëria njerëzore po përballet me sfida si kurrë më parë dhe bota është në udhëkryq.

“Ne i kushtojmë vëmendje drejtimit se ku do të shkojmë, dhe po ashtu të gjitha vendet e botë tregojnë interes për një gjë të tillë. Bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi pret që Kina dhe ShBA t’i trajtojnë siç duhet marrëdhëniet ndërmjet tyre. Takimi ynë i sotëm ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës. Ne duhet të punojmë me vendet e tjera për të forcuar shpresën te paqja botërore, për të rritur besimin në stabilitetin global dhe për t’i dhënë shtysë zhvillimit të përbashkët. Do të doja të kisha një shkëmbim të sinqertë dhe të thelluar pikëpamjesh me presidenti Biden mbi çështjet strategjike në marrëdhëniet kino-amerikane dhe çështjet kryesore globale e rajonale. Pres të punoj me zotin President për t’i rikthyer marrëdhëniet kino-amerikane në rrugën e zhvillimit të shëndetshëm e të qëndrueshëm, me përfitime për të dy vendet e botën,” u shpreh presidenti kinez Xi Jinping në takimin me homologun e tij amerikan Biden.

Paraditen e së hënës, presidenti i Kinës Xi Jinping u largua me aeroplan të posaçëm nga Pekini për në ishullin indonezian të Balit, ku është i ftuar për të marrë pjesë në Samitin e 17-të të G20-s.

“Ne kemi përgjegjësinë për të treguar që Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë të afta për të menaxhuar dallimet, për të parandaluar shndërrimin e konkurrencës në konflikt dhe për të gjetur mënyra për të bashkëpunuar në çështjet urgjente globale,” tha Biden. Ai shprehu shpresën se do të vazhdojë të ketë si edhe më parë një dialog të hapur e të sinqertë me presidentin Xi.

Related posts

Arrestime për trafikim të migrantëve përmes “Rrugës Ballkanike”

D V

Xi Jinping-Macron bisedë telefonike për Ukrainën,por edhe një sërë çështjesh të rëndësishme

Z.H

BE pret nga Serbia që të mbështesë sanksionet ndaj Rusisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More