Agjencia Zhurnal.mk.

Xi Jinping-u: Kina nuk do të kërkojë kurrë hegjemonizëm

Në fjalimin e mbajtur të martën në ceremoninë e hapjes të mbledhjes vjetore të Forumit të Boaos për Azinë, presidenti kinez Xi Jinping theksoi se, pavarësisht se sa shumë zhvillohet, Kina nuk do të kërkojë kurrë hegjemonizëm, ekspansion, sfera influence dhe garë armatimi. Kina do të vazhdojë të jetë ndërtuese e paqes botërore, kontribuese e zhvillimit global dhe mbrojtëse e rendit ndërkombëtar.

 

Kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje gjithashtu se në marrëdhëniet mes vendeve të ndryshme, në plan të parë duhet të vihen barazia, respekti e besimi i ndërsjellë, ndërsa diktati dhe ndërhyrja në punët e brendshme të vendeve të tjera janë jopopullore. Duhet të promovohen paqja, zhvillimi, barazia, drejtësia, demokracia e liria dhe të nxiten shkëmbimet midis qytetërimeve të ndryshme, për të çuar përpara qytetërimin njerëzor.

Related posts

Rajoni i Bavarisë në Gjermani do të forcojë masat kundër koronavirusit

R Zh

Mariupoli, “vijë e kuqe” për negociatat me Rusinë – thotë ministri i Jashtëm ukrainas

D V

“Kukulla e hekurt” dhe “Satan II” do të godasin Downing Street edhe Shtëpinë e Bardhë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More