Agjencia Zhurnal.mk.

Xi : Duhet të promovohet qeverisja globale e të drejtave të njeriut në një drejtim më të barabartë

Promovimin e  qeverisjes globale e të drejtave të njeriut në një drejtim më të barabartë, më të drejtë, më të arsyeshëm dhe më përfshirës – Presidenti kinez Xi Jinping  e ka  përcaktuar si një orientim themelor i sê ardhmes dhe rrugëtimit  të Kinës për t’u bërë vend socialist modern.

 

Problemi i varfërisë absolute tashmë është zgjidhur, procesi i demokracisë popullore është zhvilluar më tej, barazia e drejtësia shoqërore janë garantuar fuqimisht dhe janë formuar sistemet më të mëdha të arsimit, sigurimeve shoqërore dhe kujdesit mjekësor – ka nënvizuar më tej ai.

Krahas këtyre, Xi Jinping-u theksoi që Kina ka luftuar në mënyrë efektive pandeminë e COVID-19 për të mbrojtur sa më shumë shëndetin dhe sigurinë e njerëzve. Kina i trajton të gjitha kombësitë në mënyrë të barabartë, respekton besimet fetare të njerëzve dhe garanton të drejtat dhe interesat e ligjshme të të gjitha kombësive.

 Ndërkohë, Kina është edhe pjesëmarrëse aktive në qeverisjen globe të të drejtave të njeriut.

“Ne duhet të marrim pjesë aktivisht në çështjet e OKB-së për të drejtat e njeriut dhe duhet të luajmë rol konstruktiv në shkëmbimet dhe bashkëpunimin mes vendeve, veçanërisht vendeve në zhvillim,” theksoi Xi

Related posts

Rusia ndërpret furnizimin me gaz në Itali

Xh M

Sulmet ruse lënë pa rrymë më shumë rajone ukrainase

Xh M

Presidenti kinez po e çimenton pozicionin e tij

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More