Agjencia Zhurnal.mk.

Xhirot e para të stinorit pranveror Drita dhe Gjilani nuk do t’i zhvillojnë në shtëpi, kjo është arsyeja

Superliga e Kosovës rikthehet në fundjavë pas një pushimi të gjatë.

Do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 19-të ku pritet të ketë përballje tejet interesante.

Në luftë direkte për titull janë edhe dy skuadrat gjilanase, Gjilani dhe Drita, me të parët lider në tabelë, të ndjekur në vendin e dytë nga bardhekaltrit.

Megjithatë, në këtë fillim të stinorit pranveror dy skuadrat me rivalitet të madh nuk do t’i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi.

Gazeta Olle mëson se në pesë xhirot e ardhshme dy skuadrat nuk do t’i luajnë ndeshjet vendase në stadiumin e qytetit, për shkak të ndërrimit të tapetit.

Mbetet të shihet nëse këto ndryshime do të kenë pasoja në paraqitjen e futbollistëve të “Skifterave” dhe “Intelektualëve”, në fushën e lojës.

/Gazeta Olle/ 

Related posts

Bushi: Prioritet kemi raportet e mira me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët ndërkombëtarë

Xh M

Popovski: Vendi nuk ka nisur negociatat për anëtarësim në BE

Xh M

Pajkovska: Potenciali sipërmarrës i grave është një burim i pashfrytëzuar i rritjes ekonomike

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More