Agjencia Zhurnal.mk.

Xhirohet film për Audrey Hepburn, Rooney Mara do ta portretizojë aktoren legjendare

Aktorja legjendare, Audrey Hepburn, konsiderohet ndër femrat më të bukura të ‘Periudhës së Artë’ të Hollywoodit dhe është frymëzim i përhershëm ndër shumë femra, kurse tani do të xhirohet edhe një film për jetën e saj.

 

Megjithëse detajet e projektit nuk janë bërë të ditura, regjinë do ta bëjë Luca Guadagnino, skenarin Michael Mitnick, derisa Apple Studio do ta mbështetë gjithë projektin.

Rolin e Hepburn do ta portretizojë aktorja Rooney Mara, e cila u bë e njohur me rolet në “The Girl With the Dragon Tattoo” e “Carol”, ndërsa për këtë të fundit u nominua për Oscar në rol dytësor.

Duke iu falënderuar rolit në filmin “Breakfast at Tiffany’s” dhe pastaj në filmat “Roman Holiday” e “My Fair Lady”, Audrey Hepburn shumë shpejt u bë ndër aktoret më të paguara të kohës së saj.

Pas fitimit të çmimeve Emmy, Grammy, Oscar e Tony, ajo mori statusin ‘EGOT’, ndërsa ka marrë edhe mirënjohje të shumta për angazhimin e saj humanitar.

Ka qenë e njohur për shijen e saj të modës që akoma edhe sot shërben si frymëzim për femrat anekënd botës. Sekreti i dukjes së saj qëndronte në mënyrën e shëndetshme të jetesës.

Hepburn vdiq në vitin 1993 në moshën 63 vjeçare në shtëpinë e saj në Zvicër nga kanceri i apendiksit.

Related posts

Mbrojtja e relikeve kulturor nepërmjet aplikimit të gjerë të teknologjisë shkencore.

Z H

Nesër në Shkup jepet Premiera e shfaqjes “Legjendat shqiptare”

D V

Leksioni mbi vlerën e kapitalizmit, të cilin Lenini e mësoi shumë vonë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More