Agjencia Zhurnal.mk.

Xhensila Myrtezaj me rrëfim personal, derisa u bën thirrje femrave për kontrolle në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Muaji tetor ndryshe njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

 

Me ç ‘rast në muajin rozë rrëfimet kanë qenë të ndryshme e po ashtu edhe mesazhet e sensibilizimit.

Së fundmi ka qenë këngëtarja Xhensila Myrtezaj ajo e cila ka bërë një rrëfim personal duke treguar një histori pas lindjes së vajzës së saj, Ajkës.

Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram)

Në një video të shpërndarë në Instagram, artistja u bën thirrje të gjitha femrave që të bëjnë sa më shumë kontrolle e gjithashtu të mos kenë frikë të përballen me situata të tilla.

Rrëfimi i plotë i Xhensila Myrtezajt (pa ndërhyrje):

“Përshëndetje të gjithave, vajzave, zonjave, femrave kudo që ndodhen anembanë shqiptarisë. Kjo është një video mesazh që unë do doja ta ndaja me ju, në këtë muaj kaq të rëndësishëm sensibilizimi kundër kancerit të gjirit

Dua të rrëfej një histori të vogël dhe dua të them se të gjithë jemi të barabarta në këtë luftë, askush nuk përjashtohet kushdo qofsh

Pasi linda vajzën dhe pasi mbaroi edhe procesi i gji dhënies kuptova që ishte diçka që nuk shkonte me trupin tim më është dashur të mbaj këtë brenda vetes për dy muaj rresht, një frikë shumë e madhe nuk më lejonte që ta ndaja me të tjerët këtë gjë por ndërkohë më vriste edhe shumë ndërgjegjja që po bëja shumë gabim. Sido që të ishte, sërish unë duhet të merrja vesh në radhë të parë nëse kishte diçka që të luftoja. E ndaj këtë gjë me Besin me bashkëshortin tim dhe ai menjëherë më dërgoi tek mjeku ku falë Zotit çdo gjë ishte në rregull ishin thjesht disa ciste që i dalin nënës pas gji dhënies. Përse e thashë këtë? E thashë këtë se pavarësisht frikërave që ne kemi, pavarësisht gjithçkaje që ne mendojmë dhe çdo frike për t’u përballur me këtë situatë duhet të gjejmë forcë dhe të kontrollohemi, jo vetëm në këtë muaj ndërgjegjësimi por gjatë gjithë vitit.

Unë pas asaj bëj kontrolle thuajse çdo gjashtë muaj për të siguruar që nuk ka asnjë gjë për të parë edhe nëse ka që gjithçka rregullohet nëse ke forcën, nëse ke kurajon nëse ke pozitivitetin nëse ke dëshirën për të luftuar për jetën.

Me shumë dëshirë, kurajo, vullnet mund ta fitoni këtë luftë. Ju dua shumë dhe Zoti na bekoftë të gjithave dhe mos na vëntë përpara këtyre sprovave edhe nëse na vënë qoftë me neve dhe ne qofshim të forta. Ju dua shumë dhe forca”.

Related posts

Loredana shfaqet me stil unik të veshjes dhe flokëve teksa pozon mbi veturë në Francë

Lea Muslija

Rita Ora tregon figurën e saj të lakmueshme trupore ndërsa largohet për në palestër nga hoteli në New York

D V

Regjisorja e njohur hedh në gjyq konkurrentin e “Për’puthen”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More