Agjencia Zhurnal.mk.

Xhemaili: Italia është skuadra më e mirë e turneut

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili beson se Italia është skuadra më e mirë në Euro 2020 dhe shpjegon pse fitorja e Zvicrës kundër Francës nuk e befasoi atë.

 

35-vjeçari kaloi shumë vite të karrierës së tij në Itali, duke luajtur për klube si Torino, Parma, Napoli, Genoa dhe Bologna.

Një ish-reprezentues i Zvicrës, Xhemaili ka plot 69 paraqitje për ekipin e parë të kombëtares helvetike në emrin e tij.

Italia tashmë mundi zviceranët në fazat e grupeve, por ata mund të takohen përsëri në gjysmëfinale të Euro 2020 nëse mundin Belgjikën, përkatësisht Spanjën.

“Italia është skuadra më e mirë e turneut, ata ishin në gjendje të shkonin përtej fazës së 1/8-tës, ndryshe nga ajo që bënë skuadrat e tjera favorite”, ka thënë fillimisht mesfushori i Zurichut për La Gazzetta dello Sport.

“Isha i befasuar nga rritja e Azzurrëve. Ata nuk kanë një Nr.10 të jashtëzakonshëm si Francesco Totti ose Alessandro Del Piero, por të gjithë lojtarët japin më të mirën e tyre. Ata luajnë vërtet mirë dhe e gjitha falë Roberto Mancinit”.

Xhemaili duket se është më i befasuar nga zhvillimet e Italisë sesa fitorja e Zvicrës ndaj Francës.

“Sigurisht, Franca ishte favoriti, por ata kurrë nuk kishin paraqitur bindje, unë e dija që Zvicra mund t’i befasonte ata”.

“Tani, jam kurioz të shoh se si Petkovic do të zëvendësojë Xhakën kundër Spanjës sot. Ai ka një personalitet të shkëlqyeshëm dhe shpresoj ta shoh në Itali, ai do të ishte një vlerë e shtuar për Serie A”, përfundoi Xhemaili..

Related posts

Lukaku: Largimi nga Interi ishte i gabuar

Lea Muslija

Karriera e tij kishte filluar të lëkundej te City – Savic priti dhjetë vite për hakmarrje ndaj ‘Qytetarëve’

D V

Pas 17 vitesh martesë ndahet nga bashkëshortja legjenda e futbollit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More