Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se presidenti amerikan Xho Bajden për shef të ri të kabinetit ka zgjedhur ish koordinatorin për koronavirusin Xhef Zajents.
Mediat britanike raportojnë se Zajents po zëvendëson shefin aktual të kabinetit, Ron Klajn, raportoi Rojters.
Xhefri Danston Zajents ka shërbyer më parë si Drejtor i Këshillit Ekonomik Kombëtar nga shkurti i vitit 2014 deri në janar 2017, dhe më parë si ushtrues detyre i drejtorit të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit në 2010 dhe nga 2012 në 2013.
Zajents para se të hynte në administratën amerikane, për shumë vite ishte drejtor ekzekutiv në disa kompani.