Agjencia Zhurnal.mk.

“Xhebrailat” të motivuar për derbin e madh ndaj Dritës, kërkojnë mobilizim total: Arsye për mungesë nuk ka!

Do të jetë kjo përballje direkte e dy skuadrave të cilat kryesojnë në tabelë pas 12 xhirove, Drita me 22 pikë, ndërsa Ballkani një më pak, shkruan Gazeta Olle.

Tifozët e zjarrtë të Ballkanit, “Xhebrailat” kërkojnë mobilizim total për këtë derbi, duke i ftuar të bashkohen të gjitha lagjet e qytetit.

Postimi i plotë i “Xhebrailave”:

Mobilizim Total
Ftojmë të gjitha lagjet e të gjitha mahallat.
Të Shtunën na vjen FC Drita në Suharekë, ndeshje mjaftë e rëndësishme, andaj arsye për mungesë nuk ka.
Xhebrailat prej orës 12:00 mblidhem tek fan clubi, ku dhe do shpërndahen biletat.
Merre Shokun e hajde ntribin.
E Shtune : 06 Nëntor
FC BALLKANI vs FC Drita
Ora 12:00 – Fan Clubi i Xhebsave
#hajdeBALLKAN 

Kujtojmë se ndeshja e parë e sezonit ndërmjet dy skuadrave u zhvillua në Gjilan, dhe kishte përfunduar me barazim pa gola.

/Gazeta Olle/

Related posts

ARM modernizohet me ndihmën e SHBA, 78 milionë dollarë për pajisje dhe avancim të kapaciteteve

Xh M

Dimitrov: Për zgjidhjen eventuale me Bullgarinë duhet të debatohet në Kuvend

Z.H

Pritja në kufirin e Tabanoces dhe Bogorodicës gjatë ditë së sotme

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More