Agjencia Zhurnal.mk.

Xhaveri – Meta: Marrëdhëniet bialeterale mes Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë janë në nivel të lartë

Shkup, 11 janar – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në takimin e sotëm theksuan se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë janë në nivel të lartë dhe se ekziston interes i ndërsjellë dhe mundësi për avancimin e të njëjtave.

 

Me atë rast, në takim u konstatua se të dy shtetet i lidh miqësi e sinqertë dhe bashkëpunim i cili pritet që në të ardhme të përforcohet dhe avancohet akoma më shumë, sepse edhe në planin ndërkombëtar kanë qëllimet dhe interesat e njëjta, respektivisht: Anëtarësim i plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, bashkëpunim sigurie në kuadër të NATO-s dhe thellim i bashkëpunimit rajonal.

Duke e pasur parasysh se Republika e Shqipërisë, prej më 1 janar 2022 është anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kryetari Xhaferi drejtoi urime të sinqerta.

Gjithashtu, siç kumtuan nga Kuvendi, Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut, mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj përcaktimeve për integrim evropian dhe punon me përkushtim në bashkëpunimin rajonal.

Si prioritete me interes të ndërsjellë i sugjeroi, shfrytëzimin më efikas të fondeve të BE-së, pjesëmarrjen e përbashkët në projekte të reja në kuadër të IPA 2, por para së gjithash, punën në thellimin e bashkëpunimit ekonomik nëpërmjet promovimit të potencialeve ekonomike dhe realizimit të projekteve infrastrukturore që janë të rëndësishëm për përparimin dhe stabilitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë. Ai e njoftoi bashkëbiseduesin për zhvillimet e fundit në vend pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend si dhe për zgjedhjen e Qeverisë së re që duhet të bëhet këtë javë.

Presidenti Meta theksoi se në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka procese të konsoliduara demokratike dhe se vendi i ka përmbushur të gjitha obligimet për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por kjo nuk ka ndodhur. Shpreson se keqkuptimet me Republikën e Bullgarisë do të zgjidhen sa më shpejt dhe do të krijohen kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Në fund, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se në të ardhme nevojitet bashkëpunim dhe mbështetje e ndërsjellë akoma më e madhe, para së gjithash për shkak të krizës energjetike dhe ekonomike e cila pritet që këtë vit të thellohet.

Related posts

Në jetën tonë ka disa çaste kur dhimbja bëhet e vështirë

Redaksia

Taravari: ASH po vazhdon me ekspansionin në elektoratin shqiptar

D V

Zaev: Bashkëpunimi i ardhshëm i mundshëm me Alternativën do të jetë mbi parimet programuese, bisedat vazhdojnë javën e ardhshme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More