Agjencia Zhurnal.mk.

Xhamia në Fushë Tophanë po merr pamje të mrrekullueshme

Shkup, 22 tetor – Punimet për ndërtimin e Xhamisë së re në lagjen Fushë Tophanë po vazhdojnë me intensitetin më të madh. Dhe kjo Xhami tanimë po merr një pamje të mrekullueshme.

 

“Sot edhe personalisht isha në terren për të parë se si po zhvillohen punimet për ndërtimin e kësaj Xhamie, realizimin e të cilave punime po i kryen Kompania e ndërtimit Begi Construction, Shkup. Me këtë rast edhe punëtorëve u urova punë të mbarë dhe bashkë me ta i pamë nga afër të gjitha pjesët e Xhamisë që janë ndërtuar deri më tani dhe më sqaruan se do të vazhdojnë me një dinamikë të përshpejtuar të punës”, tha kryetari i Çairit, Visar Ganiu.

Xhamia në Lagjen Fushë Tophanë është më e madhja në vend dhe njëherit do të ndërtohet në formën e një Kompleksi islam, ku do të ketë edhe Qendër Kulturore./Zhurnal.mk

XHAMIA NË FUSHË TOPHANË PO MERR PAMJE TË MREKULLUESHMEPunimet për ndërtimin e Xhamisë së re në lagjen Fushë Tophanë po…

Posted by Visar Ganiu on Friday, October 22, 2021

Related posts

Vuçiç dërgon telegram ngushëllimi për aksidentin me autobus

Z H

Takim Zaev-Kop: Mbështetje e vazhdueshme nga Holanda për eurointegrimet

D V

Për katër vjet janë rikonstruuar 62 objekte të MPB-së

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More