Agjencia Zhurnal.mk.

“Xhamadani vija vija…”, elektrizohet atmosfera para ndeshjes së Kombëtares, tifozë të shumtë festojnë kudo

Kur na ndajnë edhe pak orë nga fillimi i ndeshjes së kombëtares me Ishujt Faroe, në rrugët dhe lokalet e Tiranës atmosfera është elektrizuar.

Tifozë të shumtë, të veshur kuq e zi janë mbledhur duke festuar kualifikimin e kombëtares shqiptare.

Në videot e siguruara nga LSA shihen teksa ata këndojnë këngë patriotike.

Kujtojmë që Kombëtarja shqiptare e ka siguruar biletën për në EURO 2024, por sonte është paralajmëruar se do të jetë një feste e madhe, e cila pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit.

Related posts

Dy shqiptarë marrin frenat e klubit të madh zviceran: Shqiprim Berisha drejtor ekzekutiv derisa Admir Mehmedi si drejtor sportiv

D V

“Ky është qëllimi im personal” – Ylli i harruar nga Real Madridi i dërgon një mesazh të fuqishëm klubit spanjoll

D V

Arnold Gjergjaj shpallet boksier i vitit nga WBF

A.S.