Agjencia Zhurnal.mk.

Xhaketa më e bukur që kemi parë ndonjëherë: Duket e shtrenjtë dhe origjinale – patjetër duhet ta keni!

Xhaketa është pjesa përfundimtare e modës që çdo femër duhet të ketë në gardërobën e saj

 

Është ideale si për ditën ashtu edhe për mbrëmjen, mbase edhe e domosdoshme për raste biznesi.

Zakonisht zgjedhim variante të zeza, kafe ose “nudo”, por këngëtarja dhe prezantuesja britanike, Ashley Roberts, solli një model me të cilin të gjithë adhuruesit e modës u dashuruan, transmeton Telegrafi.

Ajo shëtiti rrugëve të Londrës me një xhaketë në dy ngjyra: njëra anë është kafe dhe tjetra është e kuqe e ndezur.

Biondja bukuroshe e cila kohët e fundit festoi ditëlindjen e saj të 40-të e përshtati me mjeshtëri këtë pjesë të kërkuar të modës.

Ajo kishte veshur një fund ngjyrë kafe dhe çizme ngjyrë kafe mbi gjunjë, një fanellë me fyt ngjyrë të kuqe dhe një çantë të bardhë, e cila ishte një surprizë e plotë.

Kombinimi i saj i guximshëm i kënaqi të gjithë, kurse Ashley mori komplimente të shumta për “veshjen”.

Related posts

Shtatë mënyra për të veshur fustane dhe çizme në frymën e stinës

D V

Misteret e Hënës së plotë të 23 korrikut, çfarë duhet të bëni sot?

D V

Këto janë 6 shenjat e horoskopit që dinë të puthin më mirë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More