Agjencia Zhurnal.mk.

Xhaka merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Gjatë pjesës më të madhe të verës, por edhe muajt e kaluar, mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën është lidhur me një kalim te Roma.

Në kohën e Euro 2020, pothuajse ishte e kryer që Xhaka të kalonte te Giallorossët, mirëpo në fund asgjë nuk u konkretizua.

Tani, Fabrizio Romano raporton se mesfushori dhe Topçinjtë po arrijnë një marrëveshje deri në vitin 2025.

Bisedimet mes Romës dhe Arsenalit janë ndaluar, pasi këta të fundit nuk kishin interesim që ta shisnin Xhakën.

Skuadra nga Liga Premier po ashtu është duke punuar në transferimin e Martin Odegaard nga Real Madridi, derisa e kishin në huazim në edicionin e kaluar.

Related posts

Iniciatorët e ndryshimeve në Kodin zgjedhor nuk heqin dorë nga Propozimi përkundër paralajmërimit për përgatitjen e ligjit të ri

Xh M

Qeveria shënoi ditën e romëve: Strategjia gjithëpërfshirëse e romëve, themel për avansimin e të drejtave të komuniteteve

Z.H

Transparencë proaktive për institucione të hapura

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More